Anglia dhe Argjentina solide, Gjermania barazon

Gjermania nuk ka arritur që të shënojë fitore ndaj Danimarkës, por Argjentina dhe Anglia u treguan të forta për kundërshtarët.
Në epërsi të parët kaluan gjermanët, të cilët realizuan me anë të Mario Gomez (19’). Pjesa e dytë, ishte tejet e nxehtë. U desh që të vinte minuta e 73-të dhe që Patrick Helmes të shënojë për epërsinë e dyfishtë të Gjermanisë.

Megjithatë, përgjigja e danezëve ishte e shpejtë. Denis Rommedahl (74’) e zvogëloi epërsinë, kurse tre minuta pa përfunduar takimi, Junker shokoi gjermanët për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Tim Wiese ishte i pafuqishëm ndaj tentimit të Mads Junker, i cili shënoi për 2-2

As Anglia nuk ishte më e mirë se Gjermania. Pjesa e parë në Wembley ishte e ‘vdekur’, por e dyta, ishte tejet dramatike. Phill Jagielka shënoi një autogol (62’) për t’u dhënë epërsinë e parë hungarezëve. Gëzimi nuk zgjati shumë, kur ikona angleze, Steven Gerrard, shënoi dy herë (69’ dhe 73’) për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e rëndësishme prej 2-1.

Legjenda Steven Gerrard feston pas realizimit të golit të fitores

Argjentinës i mjaftoi goli i Angel Di Marias pas asistimit të Higuain (20’), që Gauçosët të mposhtin irlandezët midis Dublinit.

Di Maria feston me Higuain, për golin e vetëm të shënuar ndaj Irlandës

Këto ndeshje miqësore janë pritur me mjaft deklarata kontroverse për shkak të orarit të ngjeshur dhe fillimit të sezonit të ri.