Anjeza është bërë ‘rastësisht’ këngëtare

Njëra nga përkrahëset më të mëdha të Anjeza Shahinit, njëkohësisht tekst-shkruesja e këngëve të saj, është motra e këngëtares, Dela.
Dela ka treguar se familja kishte pretenduar se pikërisht ajo do të ishte këngëtare, ndërkohë që Anjeza ishte një zbulim i papritur në familje.

“Unë u nisa nga familja për t’u bërë këngëtare, por nuk mjafton vetëm kjo (dëshira) për të qenë artiste. Më shumë më pëlqen të shkruaj tekste”, është shprehur Dela.