Apple, 800 njerëz punojnë për kamerën e iPhone



Apple ka zbuluar se një ekip prej 800 njerëzve janë duke punuar në kamerën e iPhone.

Kompania më e madhe në botën e teknologjisë i ka dhënë ekipit të Charlie Rose qasje të rrallë në laboratorin e saj të fshehtë ku Apple projekton kamerën e saj, si edhe mundësinë e bashkëbisedimit me ekipin e saj ekzekutiv.

U zbulua se Apple kishte një ekip prej 800 njerëzve që punojnë vetëm në kamerën iPhone. Kjo ndoshta shpjegon pse iPhone është e pakonkurrencë në kamerën e saj, dhe pse iPhone 6S mbetet pajisja më e besueshme sa i përket performancës së një telefoni të mençur mobil.

Më tej është thënë se kamera e iPhone ka më shumë se 200 komponente për çdo modul.