Apple, fillojnë para-porositë për MacBook edhe Watch

Bashkë me orën e re të kompanisë Watch, përdoruesit e Apple tashmë mund të bëjnë para-porosi edhe për modelin më të ri të laptopit MacBook, ndërsa çmimet fillestare për MacBook-un e ri fillojnë prej 1,299 dollarë.

Modeli i ri i laptopit MacBook vjen me dizajn të ri dhe është laptopi më i hollë i Apple i bërë ndonjëherë, ndërsa i njëjti sjell edhe ekranin e ri 12 inç në Retina Display me rezolucion prej 2304 x 1440 pikselëve.

MacBook mbështetet nga procesori Intel Core M dhe përdoruesit mund të zgjedhin mes varianteve prej 1.1GHz dhe 1.3GHz dual core.

Të gjitha modelet e MacBook të ri vijnë me 8GB RAM dhe përdoruesit gjithashtu mund të zgjedhin në mes të versionit me 256GB dhe 512GB memorie të brendshme.

MacBook i ri vjen në tre opsione të ngjyrave të cilat përfshijnë opsionin me ngjyrë ari, argjend dhe gri, saktësisht ngjyrat e njëjta që janë në dispozicion për iPhone dhe iPad. (Telegrafi)

Po thuhet se Apple ka shitur Apple Watch brenda 1 dite, sa shiti Android brenda 1 viti :smiley: hahahaha! Kot nuk thojn, edhe sikur iMut te nxjerri Apple, do te kete miliona shitje hahahahaha!

Apple eshte Apple! :stuck_out_tongue: Haha