“Apple” fiton betejën me “Samsung”

“Apple” ka fituar betejën e tabletave me “Samsung”, e akuzuar se kishte kopiuar platformën iPad.

Grupi korean, në fakt, nuk do të mund të shesë në Shtetet e Bashkuara produktin e tij “Galaxy Tab 10.1”, konkurrent i ashpër i kompanisë jetime nga vdekja e Steve Jobs.

Vendimi është marrë nga një gjykatë apeli në Kaliforni, që i ka dhënë të drejtë grupit amerikan, që kishte ngritur një padi ligjore kundër “Samsung” për shkelje të disa rregullave të tregut.

Vendimi konfirmon atë që kishte dhënë një gjykatë e shkallës më të ulët javën e kaluar, që kishte deklaruar se kishte prova se “Samsung” kishte modifikuar produktin e saj për ta bërë më të ngjashëm me “Apple”.

E njëjta gjykatë kaliforniane, po javën e kaluar, kishte ndaluar shitjen në Shtetet e Bashkuara të celularit të grupit korean, “Galaxy Nexus”.

Burimi: Top-Channel