Apple i pranon problemet me baterinë në iPhone 6S dhe 6S Plus

Shumë përdorues të iPhone 6S dhe 6S Plus kanë raportuar problem me baterinë e telefonit të tyre, duke thënë se gjatë mbushjes së baterisë, telefoni nuk po e shfaq nivelin aktual të përqindjes me bateri.

Apple ka thënë se e ka parë dhe e ka pranuar këtë si problem, i cili thotë se ndodhë kur përdoruesi e ndryshon zonën kohore apo kur koha në telefon ndërrohet manualisht.

Por Apple ka thënë se është duke punuar në rregullimin e këtij problemi, dhe njëra ndër zgjidhjet është edhe ristartimi i telefonit.
Pritjet janë që Apple ta zgjidh këtë problem në versionin e ardhshëm të softuerit të saj.