Apple me plane për prodhimin e ekraneve OLED

Apple ka hapur një laborator në Tajvan me të cilin është në kërkim të krijimit të ekraneve më të holla, më të lehta, dhe me energji efektive. Dhe sipas raporteve thuhet se kjo përfshin teknologjisë OLED.

Sipas Bloomberg thuhet se laboratori i ri i Apple me së paku 50 inxhinierë është duke bërë hulumtime për teknologji të avancuara të ekraneve për produktet e saj të famshme sikurse iPhone dhe iPad.

Gjiganti amerikan i teknologjisë është duke synuar të krijojë ekrane OLED të cilat do të jenë më të holla, më të lehta dhe më efikase, raporton Bloomberg.

Nëse ia arrin, atëherë Apple do ta ulë sasinë e furnizimit me ekrane nga Samsung, LG dhe Sharp. (Telegrafi)