Apple Music tani ka 13 milion abonentë

Shërbimi më i ri i Apple për të dëgjuar muzikë online, Apple Music, tani ka arritur shifrën e 13 milion abonentëve. Këtë e ka konfirmuar sot vetë chefi i Apple, Tim Cook në një komunikatë shtypi.

Shërbimi i muzikës online ka shtuar rreth dy million abonentë të rinjë që nga Shurti I këtij viti, kur kompania njoftoi se kishte arritur 11 milion abonentë. Shërbimi që tashmë ka bëre 10 muaj që ka dalë ne treg, është rritur dukshëm duke u krahasuar kështu edhe me gjigandin e industrise së muzikës online, Spotify I cili ka gati 8 vite në treg. Por nëse i marrim parasysh 1 miliard pajisjet active me iOS, Apple Music do të duhej të pësonte rritje më të madhe deri tani. Sidoqoftë, shërbimi ka përfituar shumë nga lansimet ekskluzive të albumeve nga artistët e ndryshëm, si Future, The 1975, dhe Drake i cili do të lansojë albumin e tij më të ri ekskluzivisht të Premten në Apple Music.