Ardhja e Inteligjencës superiore artificiale.

Ardhja e Inteligjencës superiore artificiale

Realizohet teletransporti kuantik

Teknologjia si një pararojë vazhdon evolucionin e saj, e me skenaret që po zbulon i afrohen gjithnjë e më shumë atyre që deri pak kohë më parë ishin rrëfime fantashkence.

Me siguri njohjet e niveli i teknologjisë njerëzore janë në një nivel më të lartë me atë që nxirret në shesh nga shtypi zyrtarë, e nëse, me kohën, përcaktimi i lajmeve ka filluar të qarkullojë do të thotë se po na përgatisin për ardhjen e një ere të re.

Eksperimentat e një skuadre fizikantësh në Danimarkë kanë çuar në realizimin e teletransportit të informacioneve që nga drita tek materia, duke realizuar një transmetim mes “kuantesh” e llogaritjesh gjithnjë e më të ngjashme. Pra, për të parën herë një eksperiencë teletransportimi kuantistik ka lejuar të transmetohen informacione mes dy subjektesh me natyrë të ndryshme: materia nga njëra anë, e atomet e dritës nga tjetra, fotonet. Njëri është objekti i informacioneve e tjetri është “mjeti” i magazinimit të informacioneve.

Deri tani, eksperiencat kishin lejuar transportimin e një gjëndje kuantistike nga fotone në fotone, ose nga atome në atome. Teletransporti kuantistik është një vegël i pashoq për të transportuar informacione pa asnjë suport fizik. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë përdorur pjesëza të bashkuara, të lidhura me njëra-tjetrën në distancë. Të modifikosh gjendjen kuantistike të njërës, detyron medoemos të modifikohet edhe gjendja e tjetrit që duhet të jetë i njohur si dhe i parashikueshëm.

Disa kërkues të institutit Niels Bohr të Kopenhagenit (Danimarkë), kanë arritur të gërshetojnë sëbashku fotone e atome, e të transmetojnë gjendjen kuantistike të një lazeri të dobët forcë e atomeve të ceziumit. Teletransporti është arritur në një distancë prej 50 cm, edhe pse kjo shpresohet të përmirësohet, duke kërkuar që të evitohet sinjali të degradojë në distanca të gjata e që gjendja kuantistike, që është një informacion i dobët, të deformohet.

Ky tip zbulimesh gjen aplikim sidomos në fushën e informatikës kuantistike: përderisa të dhënat transmetohen nga njëri kompiuter tek tjetri, duhet të telesillen mes dritës e materies. Përjetësohet kështu një avancim në fushën e informatikës mes “kuantesh” e “kompiuterash”, që mund të transmetojë e të llogarisë informacione në një mënyrë që më parë ishte e pamundur. Sasi të mëdha informacionesh mund të ushëtojnë në çast, me siguri apsolute. Informacionet për të cilat po flasim nuk janë të dhëna të shkruara përmes “bit-eve”, por janë të dhënat kuantike, apo vetitë fizike të materies, si energjia, lëvizja e fusha magnetike e atomeve.

Kjo do të thotë që një objekt mund të përkthehet në të dhëna kunatike, e pastaj të transferohet në një pikë tjetër të hapsirës: informacionet e tija kuantike do rikrijohen në mënyrë identike me ato realitet.

Në fakt, në fizikë, me teletransport kuptohet krijimi i një replike të një objekti, apo të paktën të pamjes së tij, në një largësi të caktuar; m.gj.th. një eksperiment teletransporti shkatërron gjithmonë origjinalin e tij, për të ndaluar krijimin e kopjeve të shumta. Prospektiva në përdorimin e këtij sistemi për të transportuar objekte të mëdha po persona nuk është marrë akoma në konsideratë “zyrtarisht”, por sigurisht që ky është objektivi final i kërkimeve që zgjasin prej rreth një shekulli. M.gj.th. një sistem që do u mundësonte personave të teletransportohen eksperimentohet tashmë nga një projekt riprodhimi të njeriut në një objekt të ngurtë 3D në internet. Një gjeneratë njerëzore do jetë pra e aftë të replikojë objekte tredimensionale me një masë materiale të përbërë prej “atomesh” sintetike.

Të mos harrojmë që babai ideologjik i të tilla eksperimenteve është Tesla që qe i pari që teorizoi mundësinë e transmetimit të informacioneve, energjisë, të figurave e të gjërave në distanca të mëdha mbi autostrada të padukshme. Vizionet e tija ishin padyshim, atëherë, të frikshme e të pabesueshme, sidoqoftë zbulimet e teoritë e një jete, u realizuan e u vunë në praktikë që në vitet e luftës së dytë botërore. Teoria e Relativitetit solli në deduktimin e barazisë perfekte mes energjisë e materies, nga ku të tilla eksperimente mund të konsiderohen një aplikim.

Teoria e vërtetë revolucionare në realitet nuk ka qënë ajo e Relativitetit, por ajo e anti-gravitetit të Teslës, që zbuloi diçka që nuk duhet të ndërtonte e që kërkoi t’a shkatërronte. Ajo që për vite ka qënë fantashkenca, tregimet fantastike, do jetë e ardhmja jonë, e do nevojiten vite derikur njeriu nuk do e kuptojë në të gjitha efektet.

Por për një kohë mjaft të shkurtër do ndërtohen kompiuterat kuantikë, që do shërbejnë mekanizmat kuantikë për të zgjidhur me shpejtësi probleme mjaft komplekse, duke llogaritur njëkohësisht mundësitë e panumërta të mundshme, duke konsideruar se kompiuterat sot llogarisin veç e veç çdo mundësi.

Kjo do të thotë që ky eksperiment hap rrugën drejt një inteligjence artificiale superiore e asaj njerëzore, në gjendje jo vetëm të transmetojë informacione kuantistike të objekt që janë egzistuese, por të “krijojnë” objekte të reja, në bazën e informacioneve egzistuese në natyrë. Do krijohet “Inteligjenca”, ajo që qëndron mbi njeriun, nga natyra e saj njerëzore, ose mbase duhet të themi, për natyrën e saj më pak të evoluar se ajo e makinerive.

Do të jetë ardhja e botëve virtuale, që do jenë aq perfekte sa nuk do dallohen nga ato reale. Robotat do gjenden ngado, e atyre do u kalohen të gjitha punët praktike, edhe llogaritja e arsyetimi, ashtu si edhe luftrat pasi luftrat do luftohen nëpërmjet kontrollit të emocioneve. Numri i qënieve elektronike mbi Tokë do e kalojë atë të qënieve organike mbi Tokë, e Inteligjenca do sundojë në urdhrin e ri botërorë.