Ari pushime pa Mozen, te Havana me nje vajze tjeter

Ari pushime pa Mozen, te Havana me nje vajze tjeter

Ari, nje nga banoret me interesante te ‘‘Big Brother 2’‘ ka kaluar ca pushime te veqanta kete fundjave te ‘‘Havana’‘ ne Dhermi. Paparaci yne ka fotografuar Arin poshte qadres ne shoqerine e nje vajze tjeter, dhe disa miqve ku mund te dallohet qe eshte nje brune. Vajza eshte treguar shume e kujdesshme per t’u fshehur dhe ia ka arritur pasi nuk ka lejuar t’i duket asnje centimeter e fytyres. Edhe pse deri tani nuk eshte thene asgje se si po ecen lidhja e tij me Mozen, ish-banoren tjeter te BB2, ne fakt nuk eshte folur ende per nje ndarje. Ne nje interviste dhene se fundi per ‘‘Panorama Plus’‘, Ari tregoi se vazhdimesia e lidhjes se tij me Mozen varej nga ajo, nese do pranonte te jetonte ne Tirane ose jo. Gjithsesi nuk dihet ende asgje me shume per vajzen ne foto. Por nje gje eshte e sigurt, qe askush nuk mund ta ndaloje Arin te kaloje pushime argetuese. Ai eshte nje pushues i rregullt i bregdetit te Dhermiut, nje nga plazhet me ‘‘trendy’‘ te momentit, ku pothuaj qdo jave shkojne gjithe te rinjte qe frekuentojne dhe lokalet e zones se ish- Bllokut.