ARKEOLOGU I PARË SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARË NGA NAZISTËT

ARKEOLOGU I PARË SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARË NGA NAZISTËT

[attachment=1:1tadrslf]arkeologji.jpg[/attachment:1tadrslf]

ARKEOLOGU I PARË SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARË NGA NAZISTËT
Doktor i shkencave arkeologjike diplomuar në Itali

Nga GËZIM LLOJDIA - Drejtor i parkut Arkeologjik Amantia

[b]Cili ka qënë arkeologu i parë shqiptar? Ai që ka gërmuar apo ai që ka studjuar për arkeologji?Në të vëretët këtë dilemë le ta zgjidhin historianët dhe studjuesit e këtij lëmi.

Ftohtësia e akullt e breshërive tw nazistëve, rrëfen studjuesi Fahri Shaska,rrëmbeu nën trajektorien e zjarrit tre zemra shqiptarësh,që rrëzoheshin befasishtë nën dheun e tokës së tyre.Edhe fshati çuditërishtë quhej Bubullimë,ishte në Myzeqe të Lushnjës.Dhe ishte vetëm 10 gushti i vitit të luftës 1944. Emrat e personave të rrëzuar, të mbuluar nga gjaku ishin:Avokati Skënder Muço,arkeologu i parë shqiptar Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini.Dhe koha e priti kohën në heshtje.Emrat e tre personave ,që i rrëmbeu plumbi i nazistëve mbetën përveç kujtesë së së atë afwrmeve nën shigjetimin armiq,por se të kujt kjo ‘slypjes shumë mend për të kërkuar.

E kam pritur me tërë interes rrëfimin dhe të dhënat, që ruante arkivi i studjuesit Fahri Shaska për veprimtarin e një arkeologu shqiptar.Diplomuar si i këtill në një nga universitetet e botës së perëndimit.Atje ku era e shkences kishte vite që frynte në drejtim të mbarë.Mirëpo kush ishte arkeologu i parë shqiptarë, që mbante njjë titull Doktor i arkelologjisë ,emri i tw cilit,u fsheh turpërisht, deri sa kaq shumë pritje të mjerë erdhi,dritësimi i kwsaj faqeje të medias për ti sjellur ndriçimin.Fahri Shaska shënon.Yzeir Ismaili ka lindur në fshatin e Vlorës,me emrin Tragjas.Vitlindja reghjistrohet diku aty nga vitri 1903.Por cili ishte shkollimi në vitet e eparë të arsimimit të kësaj figure të panjohur deri më sot nga arkeologjia.Atë që njihet p[ra si shkollim fillor e ka përfunduar në fshatin e tij Tragjas.Ndërkaq shprehet Shaska arsimimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin klasik të Napolit,dega shkencore.Ndërkohë duke kërkuar rrugëtimin drejt shkencës Yzeiri ka udhëtuar më tej drejt Bolonjës qytetit për të vijuar studimet dhe për ti përfunduar ato.

[attachment=0:1tadrslf]arkeologji1.jpg[/attachment:1tadrslf]

Cila janë disa tëv dhëna të tij të CV.[/b]

[b]Yzeir Ismaili(Alimerko) kohëlindja 1903

Fshati Tragjas.

Arsimi fillor në fshatin Tragjas.

E mesmën në Napoli-gjimnazi klasik

Arsimi Në Bolonja ,dega histori-arkeologji

Titulli i shkencor-Doktor i shkencave arkeologjike 1934.[/b]

KTHIMI NË SHQIPËRI

[b]E priti mëma të birin,kur rrugën mori në mërgim për dije.Yzeiri kthehet në vendlindjen etij.Vapori mbrinte në qytetin e tij,kur dallgët e godisnin afër elarg.Ishte njeriu i arsimuar në një nga fushat më pak të njohura në këtë vend.Mbante me vetet një titull shkencor:Doktor i shkencave arkeologjike.Disa të dhëna të tjera të lakmueshme për kohën,kur Yzeiri vinte këmbën në skelën e qytetit të tij:Ishte i pari shqiptar, që mbrinte në vendin etij me profesionin e arkelogut.Ishte i pari shqiptar,që mbrinte në vendlindjen e tij me titullin Doktor në arkeologji.

Ishte i pari ballkanas ,që mbrojti doktoraturën në arkeologji.Ishte një student i shkëlqyer.[/b]

PUNËSIMI

[b]Me optimizëm, që kishte nga koha e studentllëkut gjeti në vendin e tij një temë pak të njohur.Shaska rrëfen:Aty rreth vitit 1934 u emarua profesor i lëndës së historisë,në shkollën Tregtare,një shkollë e njohur kjo në qytetin e Vlorës.Dy vite më pas ,djali ëndërrimtar bëhet nën drejtor i kësaj shkolle.

Kohëpritja për tu gjendur në profesionin e tij të fushës ku rinte ende në hije diploma e arkelologut mbrinë vetëm në vitin 1937.Aty buzë detit,ku lllapashitet deti dhe valët bëjnë një ujdi,është një godinë,sot quhet muze kombëtar i pavarësisë.Në atë godinë ku ishin gjetjet e Reit,Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik.Ndërsa godina kishte shërbyer si seli e qeverisë së Vlorës.Sa kohë punoi Dr i arkeologjisë në ta parinw institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apollonisë si dhe të qëndrave te tjera ilire.Është një periudhë e zbardhur tashmë.

Nga viti 1937në vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik.Rrëfehet nga zoti Shaska ky detaj i rëndësishëm.Në minierën e Selenicës është gjetur një statuj prej floriri,maket deleje.Kishte përmasa të vogla.Italianët e marrin dhe e nisin menjwhere drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos.Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme.I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur.Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statutjë duhej të rikthehej në qytetin e tij në muzen e arkeologjisë.Ndonëse ai kishte studjuar në shtetin fqinjë nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë,Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur,që ishte dërguar përtej këtij vendi ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij.Me mbledhjen e objektevev arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora.Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën.Gjatë kohës, që ka qënë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,që ndodheshin nëpëpr institucione apo në banesat e qytetarëve.[/b]

ARRESTIMET

[b]Ajo,ç’ka shënohet në defterin e kohëhs quhet rezistencë .Aty nga viti 1939,kryesisht në muajin prill,kohë në të cilën fashistët e përtej këtij deti pushtuan vendin,ai organizoio një rezistencë sa do të vogël.Kështu arrestohet dhe lirohet vetëm pas 3 muajsh.Pas ndërhyrjes fashiste në vendin tonë,Yzeirin e degdisën larg.E njihnin aftësit dhe të dhënat dokumentare që ruante profesioni i tij duke e dwrguar në Korcë me emërmin drejtor i liceut të Korcës,ndërsa nga të dhënat që kemi ndërtesa e muezut në qytetin e detit bastiset dhe vidhet.

Aty nga viti 1942 merr pjesë në demostratën antifashiste në qytetin e Vlorës,por e njohën që pikërishtë ky personalitet ishte drejtues i një gjimanzi në qytetin juglindor të Korcës,dhe duke mbritur shtatori i vitit 1943 arrestohet dhe dërgohet përtej ujrave tona kufitare nw Portopalermo.Angazhohet pas kthimit nga internimi me forcat e BK.[/b]

PUSHKATIMI NGA NAZISTËT

[b]Në zhegun e verës të vitit ’44,arestohen në Bubulimë të Lushnjës nga nazistët.Duhet të ketë qënë datat 10 gusht.Ishin avokat Skënder Muçua,Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini si dhe Jaup Xhezo.N.Aliu dhe dy pjestarë të familjes Yzeiri.E bija e Yzeirit quhej Serrie, ndërsa e ema Salibeja.Përse mbritën në Lushnje, ndërsa breshërit e ftohta të nazistëve i shtrinë përdhe?Ata gjëndeshin kohë më parë në zonën e Karaburinit.Kështu shqyrtohet pikërisht në rrëfimin e tyre.Një nëndetëse e vogël mbrinte në atë zonë pothuajse cdo të martw.Atë fillim gushti nëndetsja kishte sjellur një mesazh të gjeneralit të Mesdheut i cili kishte shkruar për disa kushte për zbarkimin e aleatëve në atë zonë jugore të vendit.Skënder Muçua ishte përfaqësuesi i BK pranë aleatëve.Nëndetësja e vogël do të merrte dhe një persona me mbiemrin Frashëri për të zbritur nëe Kajro ku do të fliste për luftën.Ata vendosën të udhëtonin drejt kryeqëndrës së vendit për tu konsultuar me Mithat Frashërin.

Nazistët i pushktuan të tre nacionalistët në fshatin Bubullimë pikërishtë në datën 10 gushtë mes zhegut të verës të vititi 44.Ndërkaq zbardhet edhe fati i të bijës së arkelogut dhe të emës së tij, pra Serries dhe Salibes.Ato i internuan larg vendit diku në shtetin austriak ndoshta në Vjenë .Arkeologu Ismaili dhe dy të tjerët mes tyre avokati Muço ndonëse u pushktuan nga nazistët nuk u njohën asnjwher si dëshmorë meqë nuk ishin në rradhët e forcave partizane.[/b]

DISA TË DHËNA TË TJERA

[b]Yzeiri ka pasur ndërhyrjen e një mësuesi italin Ricco, që ishte në shkollën e fshatit Tragjas për të ndjekur studimet e larta në shtetin fqinjë duke parë zellin e tij në të mësuarit.Ku ka punuar nën drejtor në shkollën tregtare të Vlorës,drejtor i saj ishte Naun Stërralli,mësues i matematikës Imer Sharra,mësues i fiskulturës Alush Leshanaku.Me dekretin Nr 52 të datës 28 shkurt 1936.është emwruar zvdrejtor i kësaj shkolle të njohur.

Në 28 dhjetor 1939 dërgohet drejtor i liceut në Korcë duke u larguar nga pozicionimi i drejtorit të muzeut në qytetin e tij.Kur ishte drejtues i muezut ka pasur rrogën 3 napolona,ndërkaq që rrogat e zyrtave të kohës shkonin deri në 2 napolona.Ky ishte njeriu që erdhi nga Perëndimi me shkollimin e mirfilltë të profesionit të arkeologjisë dhe me titullin shkencor Doktor i arkeologjisë.[/b]