Arrestohet i dashuri i Halliwell

I dashuri i Geri Halliwell është shoqëruar nga policia, pasi është arrestuar në Londër me dyshimin e posedimit të drogës.
Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” është në lidhje me pasanikun Henry Beckwith që nga viti i kaluar, ndërsa së fundmi është spekuluar se ata po planifikojnë martesë.

Ndërsa sipas mediave britanike, 31-vjeçari Beckwith është arrestuar mëngjesin e të dielës me dyshimin se kishte poseduar kokainë gjatë të shtunës mbrëma në një klub nate.