Arrestohet vrasësi i komisarit Tahiraj

Në Shqipëri është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit Ilir Xhakja, vrasësi i shefit të komisiariatit të Shijakut Adem Tahiraj. Xhakja një person me precedentë të shumtë penal u rrethua nga forcat e policisë në një banesë në fshatin Shënvlash në zonën e Durrësit dhe në pamundësi për të carë kordonin e policisë, u dorëzua. Gjatë kontrolleve të ushtruara më pas në banesën e tij u gjendën armë e fishekë.

Xhakja qëlloi dje për vdekje, në orët e pasdites, komisarin Tahiraj, gjatë një kontrolli për armëmbajtje pa leje të mjetit me të cilin udhëtonte vrasësi dhe nipi i tij Ledion Krasnaj. Xhakja, 38 vjec ka një rekord ngjarjes kriminale duke nisur që nga fillimi I viteve ’90. Sipas skedës së shpërndarë nga policia, dyshohet prej për një seri vrasjesh, por ai është dënuar vetëm në 1995 dhe 1996, një herë më një vit dhe më pas me 6 muaj burgim për kanosje me armë. Në vitet e mëpasshme ai do të përfshihet në vrasje të tjera, një pjesë të mbetura të pazbuluara dhe do të dënohej me 21 vjet burgim në mungesë. Ai u arrestua në vitin 2007. Por procesi ndaj tij mori një kthesë të papritur. Dosja e tij u kthye për rigjykim nga GJykata e lartë në Gjykatën e Durrësit e cila dha më pas dënim vetëm për armëmbajtje pa leje. Pas ngjarjes së djeshme ministria e Drejtësisë ka vendosur të verifikojë procesin që solli lirimin e Xhakjas.

Në një mesazh publik për vrasjen e komisarit të policisë, presidenti Bujar Nishani e konsideroi atë “një akt të rëndë kriminal ndaj forcave të rendit që me përkushtim dhe disiplinë punojnë për garantimin e rendit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”. Në mesazhin e tij presidenti shpreh bindjen se “pavarësisht egërsisë dhe pabesisë që mund të shfaqin krimi dhe kriminelët, nuk do të munden ta thyejnë forcën e shtetit dhe ligjit, nuk do të munden ta përkulin kurajën dhe trimërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, nuk do të munden t’i shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë”. Në orën 14.00 në Tiranë është parashikuar ceremonia e homaxheve në ndër të komisarit të vrarë. Komisar Adem Tahiraj, 49 vjec, kishte një eksperiencë të gjatë në strukturat e policisë, vecanërisht ato të luftës kundër krimit të organizuar. Prej 1 viti ai ishte emëruar me detyrën e shefit të Komisariatit të Shijakut.

Burimi: VOA

tash u kujtua policia per ta arrestuar ket person kur paska pasur nje seri veprash ,aha posi tash i preku atje ku duhej ,.po lere fare se kemi shtet te fuqishem na .:bebe:tash per ndonji muaj s,hapim tv me ne se per ket do te degjojme ne kush ishte ilir xhakja kush ishte ky e ai ,