Arsyeja pse kemi kujtesë të dobët

Gabimet në kujtesën e njeriut ndodhin më shpesh me moshën, por prapë arsyeja pse harrojmë nuk ka qënë e qartë.

Një studim i ri tregon se individët kanë reduktuar aftësinë e të mësuarit dhe kujtesës sepse mëndjet e tyre janë të “ngarkuara” me informacione të panevojshme.

Provat e para që studiuesit realizuan për të vërtëtuar këtë teori kishte të bënte me një eksperiment ku morën pjesë 60 persona ku gjysma e tyre ishin të moshës 23 vjeç dhe gjysma tjetër 67 vjeç. Secilit prej tyre iu kërkua të performojë një detyrë e cila përfshinte aftësinë për të kujtuar dhe përpunuar informacionin.

Individët me moshë më të re ishin më të aftë në realizimin e detyrës së caktuar. Hapi tjetër ishte të vihej re nëse aftësia për të fshirë informacionin (e cila njihet si fshirje e frenuar) ndryshoi.

Imazhet u shfaqën në mënyrë të çrregullt dhe pjesëmarrësve iu kërkua t′i renditin sipas mënyrës së treguar në fillim. Edhe një herë tjetër, të rinjtë dolën me rezultate më të mira.

Nga ky studim u provua se njerëzit me moshë më të madhe janë më pak të aftë të mbajnë informacionin e parëndësishëm, jashtë vetëdijes së tyre, e cila më pas ndikon në aftësitë e tjera mendore

wow shum interesant ky informacion …

Një studim i ri tregon se individët kanë reduktuar aftësinë e të mësuarit dhe kujtesës sepse mëndjet e tyre janë të “ngarkuara” me informacione të panevojshme

mese te verteta keto:o

Kete nuk e kisha degjuar un