Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

a disa arsye përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre.

  1. Femrat luftojnë padrejtësisht. “Çiftet e lumtura nuk është se grinden më pak, shprehet dr. Navara, ata thjesht luftojnë më mirë”. Këtë e bëjnë duke përshkruar ndjenjat e tyre në vend që ta etiketojnë partnerin “të padurueshëm” dhe ta lënë me aq. Studimet tregojnë se bashkëshortet janë më të predispozuara për të shtruar problemet në diskutim, ndërsa burrat ka gjasa të tërhiqen që në shenjat e para të grindjes.

  2. I trajtojnë meshkujt si fëmijë. Kur një mashkull vendos të krijojë një familje, ndër të tjera kjo është edhe një shenjë që ai dëshiron të shkëputet plotësisht nga familja e tij e origjinës dhe të ndërtojë diçka të veten. Instinkti mëmësor është i pranishëm te çdo femër, por duket se asnjë mashkull nuk dëshiron të trajtohet si fëmijë. Një arsye se përse meshkujt nuk i durojnë dot gratë e tyre është kur ato i qortojnë. Shmangini kërcënimet e pavarësisë dhe ushtrimin e presionit, kështu do të rrisni lumturinë e martesës dhe burri juaj nuk do të ndihet i menaxhuar.

  3. Përfshirja e personave të tjerë në jetën martesore. Atë që ju mund ta konsideroni si një ankesë e padëmshme te miqtë dhe familja, në fakt mund të thyejë besimin që ka bashkëshorti te ju. Kjo ndodh për arsyen se çdo çift ka privatësinë dhe sekretet e tij. Norene Gonsiewski, një terapist çiftesh në Portland, shprehet se veprimin e mësipërm burrat e shohin si poshtërues dhe të dhimbshëm. Do të ishte një veprim më i zgjuar nëse do t’i drejtoheshin një psikologu, terapisti ose të paktën një miku të besuar.

  4. Kur nuk tregohet mirënjohje. Meshkujt kurrë nuk do t’ju kërkojnë të tregoni vlerësimin tuaj për diçka që ata e bëjnë siç duhet, por në të vërtetë e dëshirojnë këtë. Burrat kanë nevojë që të ndiejnë se gratë e tyre janë krenare për ta. Psikologët vërejnë se meshkujt priren më shumë drejt aksionit dhe për këtë arsye e shprehin ndryshe dashurinë. Kushtojini vëmendje veprimeve të…

ice ne raste se do veproshin te gjithe femrat , sic thuati sot nuk do egzistoheshin divorcet per kete arye ,

nuk e di pse po me duket tema si e pergjysmuar…? Mund te kem bere ndo1 gabim kur e kam hapur! Sidoqofte… Nuk e kam shkruajtur une, per shkaqe teknike kam harruar te cek burimin dhe tema nuk ka dal sic duhet.

Kerkoj ndjese.

hahahahahaha se jane njecik te zene me grate e botes…dhe e tyrja i acaron…hahahaha pike e zeze ne bluz te zeze i thone kesaj!