Arta me shume risi kete vere

Arta Bajrami posa ka nxjerre ne treg albumin e radhes te titulluar ‘De luxe’. Ka punuar e emra qe perhere u mbetet besnike, si Don Arbas, vellai dhe producenti i saj, pastaj Avni Qaili, Mithad Sadiku etj. Sikur eshte shprehur,risia e ketij albumi eshte zhanri i kengeve qe permban. Kesaj here ka bere nje kombinim mes r’n’b, house, teknos dhe sigurisht ka edhe balade. ‘Jam munduar te bej kenge qe i pershtaten te gjitha shijeve te publikut, duke mos menduar vetem per nje gjenerate’, eshte shprehur ajo, e cila ka shtuar se e pranon faktin se eshte kengetare komerciale. Krahas nxjerrjes se albumit, ajo ka realizuar edhe nje videoklip te njeres kenge te albumit, te punuar me nje produksion ne Maqedoni. Arta ka ere edhe nje ndryshim te dukjes se saj. Eshte bere bionde. Shume shpejt do te vije edhe me nje tjeter videoklip dhe tashme e ka zgjedhur kengen. Do te jete balada e vetme qe eshte e perfshire ne album. Kjo vere vertete ka qene me shume aktivitete per Arten. Ne planin privat ajo ka kurorezuar lidhjen e saj me Xhimi Sekiraqen, duke bere ceremonine e marteses me nje rreth shume te ngushte mes miqsh e familjaresh.