Ashley Harkleroad – tenistja e parë në Playboy

Ashley Harkleroad, është tenistja e parë që del në ballinën e magazinës së njohur për meshkuj, Playboy, në edicionin e radhës të muajit gusht.
Tenistja, e cila renditet e 72-ta në WTA listën, nuk ka arritur kurrë të tërheqë vëmendjen e publikut, siç ndodhi në Rolan Garos, kur zbuloi se është fotografuar nudo.

“Derisa isha në pushim për tri javë, më erdhi një ofertë nga Hefner (pronari i Playboy). Mendova pasi që nuk bëj asgjë për momentin, pse jo? Jam krenare me trupin tim, ndërsa para së gjithash prezantoj edhe botën sportive”, ka thënë Harkleroad

“Por, nuk ishte lehtë, duhet ta pranoj. Ishte një përvojë tërësisht e re. Kam treguar se edhe trupi i një sportisteje mund të jetë shumë shumë seksi” ka shtuar tenistja 23-vjeçare.