Athinë,identifikohet shqiptari që plagosi 15 persona në lokal nate (video)

//youtu.be/hzNT9rtDdOI

ATHINE - Policia greke ka identifikuar tashmë autorin e masakrës së plagosjes me kallashnikov të 15 personave në lokalin e natës në Athinë mbrëmjen e djeshme. Po ashtu janë shuar të gjitha dyshimet, dhe ai është shtetasi shqiptar Arben Glodiani 35 vjeç, i cili vijon të jetë në kërkim nga ana e policisë.

Mediat greke kanë publikuar edhe fotografinë e shqiptarit, i cili në zonën e Makrolimanos në Athinë, plagosi me kallashnikov në një klub nate 15 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas policisë helene, 35 vjeçari shqiptar është etiketuar me rrezikshmëri të lartë, ku nga verifikimet ka rezultuar se ai është një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se ai është i dyshuar edhe për dy precedentë të mëparshë, ku më 6 nëntor është përfshirë në një konflikt në një kafene në zonën e Agios ndërsa në fund të tetorit të po këtij viti është autori i të shtënave me armënë një bar.

Sipas raportit balistik, arma kallashnikov që Glodiani përdori në lokalin e natës në Mikrolimano është e ndryshme nga ajo e sulmit në fund të tetorit dhe kjo sipas policisë greke nënkupton se ai ka të paktën dy armë në posedim të tij.

Autoritetet greke vijojnë operacionet për arrestimin e Glodianit, ku gjatë ditës së sotme janë ushtruar kontrolle në banesat ku shqiptari ka qëndruar kohëve të fundit, ndërsa postblloqe janë ngritur në të gjitha hyrje-daljet e Athinës.

Po sot, mediat greke publikuan edhe videon nga masaskra e një nate më parë, ku duket shqiptari që del nga lokali i natës me armë në dorë, menjëherë pasi ka qëlluar me breshëri ndaj klientëve dhe punonjësve të lokalit.

Sipas dëshmitarëve, shqiptari përpara se të qëllonte me breshëri, është shprehur “Sot të gjithë do të vdesin. Tani do të ketë gjak." Po të njëjtët dëshmitarë, tregojnë se pas sulmit shqiptari, iku u largua me një automjet taksi, ku edhe shoferi i kësaj të fundit është shpallur në kërkim.

Hetimet e para të policisë helene bëjnë të ditur se sulmi i shqiptari dyshohet të ketë ardhur pas debateve që autori pati me një vajzë me të cilën ndodhej në lokalin e natës.

Burimi: Shqiptarja.com