Audi RS7 unik e me ngjyrë të veçantë [foto]

Kjo ngjyrë nuk është ngjyra më e preferuar e konsumatorëve të cilët më shumë preferojnë ngjyrën e zezë, argjendi ose gri.

Para disa javë kemi pasur mundësinë që të shohim modelin Audi A4 me ngjyrë të gjelbër Goodwood, ndërsa tani para nesh në dispozicion është Audi RS7 me ngjyrë të gjelbër më të veçantë Verdant.

Ky RS7 luksoz me rrotat dhe enterierin “Audi Exclusive” duket i shkëlqyer. Kjo ngjyrë është disi e ngjashme me ngjyrën e gjelbër të cilën e përdorë Bentley.

Në eksterier gjenden detajet tipike të RS7, të tilla si spoileri “agresiv”, disa elemente prej kromi, emblema e kompanisë dhe hapësirat për ajër, transmeton koha.net. Ndërsa interieri është prej lëkure me ngjyrë të kafenjtë dhe lëkure Nappa me ngjyrë të zezë. Po ashtu edhe timoni dhe marshi janë trajtuar me material prej lëkure, në mënyrë që të kombinohen me instrument-tabelën dhe konsolën të bërë nga fibra të karbonit.

Audi RS7 Verdant Green, të cilin po e shihni në foto, është veturë unike në Amerikë, e vetme me karakteristika të lartpërmendura.

Sikur modele të tjera normale, edhe ky RS7 posedon motorin 4.0-litër TFSI V8 me kapacitet prej 560 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për vetëm 3,9 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

© KOHA

Fotot mund t’i shikoni [b]ketu[/b]