B45 vetëm 2 milionë euro larg Cityt

Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester City dhe Interi janë vetëm dy milionë euro larg kompletimit të transferimit të italianit Mario Balotelli.
Sulmuesi që natyrisht se premton të ardhme është lidhur me një kalim te City, por marrëveshja ende nuk është kompletuar, përkundër disa spekulimeve se zyrtarizimi do të bëhet të enjtën. Megjithatë, mediat në Apenine thonë se marrëveshja është shumë pranë finalizimit. Interi ka kërkuar një shumë prej 30 milionë eurosh, përderisa ‘qytetarët’ nuk paguajnë më shumë se 24 milionë euro.

Interi tani thuhet ta ketë zbritur çmimin në 28 milionë euro, kurse City e ka ngritur ofertën në 26 milionë euro. Balotelli tashmë ka arritur marrëveshjen kontraktuale me Manchester Cityn, ku nëse do të transferohet, do të përfitojë 3.5 milionë euro për sezon.