“Bagëti e Bujqësi” Elektronike

Prej tash të gjithë shqiptarët anembanë Botës mund të lexojnë “Bagëti e Bujqësia” edhe online. Shtëpia Botuese “Filozofia Urbane” ka krijuar faqen online të librave elektronikë. Kjo faqe është e para e këtij lloji në trojet shqiptare.

librariaelektronike.com, prej të premtes së kaluar, mund të gjinden botime dhe publikime të kësaj Shtëpie Botuese por edhe të organizatave të tjera.

Aty tanimë janë publikuar disa libra të Klasikëve shqiptarë dhe shkrimtarëve bashkëkohorë si: Naim Frashëri, Migjeni, Ilire Zajmi, Albatros Rexhaj, dhe pritet që libraria të pasurohet edhe më shumë.

Projekti i botimit elektronik të të gjitha veprave të klasikëve të letërsisë shqiptare ku përfshihen të gjitha veprat e Periudhës së Rilindjes Kombëtare si dhe të Periudhës së Pavarësisë Kombëtare, pritet të përfundojë pas gjashtë muajve.

Nevahir Hazeri thotë se ky projekt është veçanërisht i vlefshëm për bashkatdhetarët. “Konsiderojmë se botimi elektronik i veprave të klasikëve të letërsisë shqiptare është me vlerë të veçantë për shqiptarët e diasporës”.

Të gjitha librat që gjenden në këtë webfaqe janë falas.

“Filozofia Urbane” është shtëpi botuese, e specializuar në fushën e botimeve elektronike.

“Veprimtaria jonë është e karakterit jofitimprurës, ndërsa qëllimi është që, edhe në letërsinë shqipe, të krijohet dhe të zhvillohet tradita e librit elektronik, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”, thotë Hazeri.

Burimi: Gazeta Jeta ne Kosove

Ska per ta lexu ndonjeri :slight_smile:

Jo jo… Qe pe lexoj une :slight_smile: lol :smiley:

Do jesh rrast i rrall :smiley: haha! Mos ke per ta dhene provim?

Jo jo, po thash ta lexoj se edhe ashtu s’kom lexu libra kurr e bile hajt ksaj radhe :stuck_out_tongue:

lool :slight_smile: ishte shaka! (:

bravo :slight_smile: