Bajrami shënon në fitoren e Suedisë

Sulmuesi kosovar me nënshtetësi suedeze, Emir Bajrami, ka qenë në mesin e golashënuesve në fitoren 3-0 të Suedisë në miqësoren përballë kombëtares së Skocisë.
Suedia e pa veten në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Pas vetëm katër minutash lojë suedezët kaluan në epërsi falë një goli të shënuar nga i rikthyeri në kombëtare Zlatan Ibrahimovic.

Anësori shqiptar, Bajrami, i cili para fillimit të ndeshjes ishte lavdëruar nga ylli i Barcelonës, Ibrahimovic, dëshmoi vlerat e tij në takimin e sotëm, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes (36). Rezultatin e vulosi Ola Toivonen me një gol dhjetë minuta në pjesë të dytë (56’).