Balotelli: E di të ardhmen time

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, ka zbuluar se ai tashmë e di se ku do të luajë nga sezoni i ardhshëm, por ka refuzuar që të saktësojë nëse do të qëndrojë te Interi apo do të kalojë te Manchester City.
“Manchester City? Unë jam në dijeni për interesimin, por nuk dua të flas për këtë. Unë nuk dua të them se do të shkoj atje, por unë tashmë e di se çfarë do të ndodhë”, theksoi Balotelli.

Balotelli debutoi dje në fanellën e kombëtares italiane, që për italianin ishte dita më e madhe deri tani në karrierën e tij.