Barazim 1-1 ne miqesoren eksperimentale kuqezi

Kombetarja kuqezi ka arritur te marre nje barazim 1-1 ne ndeshjen miqesore kunder Gjeorgjise.

Ne ndeshjen e dyte nen drejtimin e trajnerit Kuzhe, lojtaret e kombetares jane treguar me te zhdervjellet ne veprime por te paqarte ne mbrojtje dhe ne sulm. Ndeshja qe nisi ne oren 19:00 ne stadiumin “Qemal Stafa” startoi keq per kuqezinjte te cilet pesuan nje gol nga Dvalishvili qe ne minuten e dyte te takimit. Ky gol vuri edhe nje here ne dukje pergjumjen e mbrojtjes shqiptare ne raste te tilla edhe pse krosimi ishte pa shume pretendime.
Me pas, kombetarja e rriti presionin ne sulm duke humbur disa raste te pastra, por ne te njejten kohe, miqte kane guxuar me ane te kundersulmeve. Mungesa e lojtareve me peshe si Cana, Skela e Lala ka rene ne sy por me fillimin e pjeses se dyte, kuqezinjte kane kembengulur me shume duke realizuar ne minuten e 58-te me ane te Agollit, i cili e preku rrjeten pas nje gjuajtje nga rreth 30 metra.
Me kete rezultat u mbyll 90 minuteshi i kesaj ndeshjeje qe mund t’i sherbeje trajnerit Kuzhe per themelet e skuadres qe ai ka menduar te ndertoje per eleminatoret e europianit.

po shqiperia nuke fitone kurre une me shqiperin jame po nuke i shoh dote me :ciao: