Barca fiton edhe Superkupën e Evropës

Pas një drame të zhvilluar në Monako, Barcelona ka arritur ta mposhtë me rezultat minimal Shakhtarin për t’u shpallur fitues i Superkupës së Evropës.

Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Evropës, e zhvilluar të premten mbrëma në Stadiumin Louis II të Montekarlos, ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Barcelonës, dhe fituesit të Kupës UEFA, Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me fitoren e Barcelonës prej 1-0.

Duhet përmendur që Barca e filloi ndeshjen me treshen sulmuese Lionel Messi, Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimovic, derisa në anën tjetër sulmonte vetëm Luiz Adriano, i mbështetur nga mesfushorët Fernandinho, Ilsinho dhe Ëillian.

Edhe pse Barcelona ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës duke krijuar presion tek ukrainasit, Shakhtari u mbrojt mirë duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të përfundonte pa gola.

Ngjashëm ndodhi edhe në pjesën e dytë, Blaugranët nuk arritën ta gjenin rrjetin e portës kundërshtare, kështu që koha e rregullt përfundoi pa gola.

As në 15 minutat e para të kohës shtesë nuk u shënua gol, mirëpo në gjysmën e dytë të vazhdimeve më në fund Barcelona shënoi.

Pas një kombinimi ndërmjet Lionel Messi dhe lojtarit që zëvendësoi Zlatan Ibrahimovicin, Pedro Rodriguez, ky i fundit e gjeti rrjetën kundërshtare për t’ia dhënë avantazhin Barcelonës, pak minuta pa përfunduar takimi (115’).

Ky ishte edhe goli i fitores, i cili Barcelonës ia siguron trofeun e Superkupës së Evropës, edhe atë për të tretën herë në histori të klubit.

ndeshje shum e merzitshme ishte sikur nuk kishin fuqi me loz , po ne fund fitoj me e mira , ky vit paska qene i jashtzakonshem per barcen