Barcelona fiton trofeun e parë,Po ashtu dhe Lazio

[b]

Barcelona ka treguar edhe një paraqitje spektakolare për të arritur tek trofeu i parë i sezonit, Kupa e Mbretit, pasi mposhti në finalen e të mërkurës Atletic Bilbaon me rezultat 4-1.[/b]

Bilbao u tregua i rrezikshëm në fillim të ndeshjes, duke kaluar në epërsi me anë të Gaizka Toquero pas nëntë minutash lojë. Por Barcelona e pandalshme së pari barazoi në pjesë të parë me anë të Yaya Toure (32’), për të shënuar edhe tre gola në pjesën e dytë dhe ‘keqpërdorë’ disa raste të tjera.Lionel Messi kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 10-të të pjesës së dytë, pas një topi të reflektuar nga portieri i Atleticos, që mbrojti një goditje të Samuel Eto’o.Bojan Krkic shtoi epërsinë në 3-1 me anë të një shtylla-goli tre minuta më vonë, ndërsa në listën e golashënuesve u shënua edhe Xavi Hernandez, që mposhti portierin Gorka Iraizoz me anë të një goditje të përkryer nga gjuajtja e lirë.Kupa e Spanjës ishte trofeu i parë për të cilin luftonte këtë sezon Barcelona. Ekipi i trajnerit Pep Guardiola është në prag për të fituar kampionatin spanjoll, ndërsa do të jetë edhe në finale të Ligës së Kampionëve në fund të këtij muaji.

Po ashtu dhe Lazio fiton kupen e Italis(nga pika e 11-metarshve)

Skuadra e Lazios është shpallur për të pestën herë fitues i Coppa Italia, pasi që në finale e ka mposhtur Sampdorian pas ekzekutimit të penalltive.
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës, ndërmjet Lazios dhe Sampdorias, i vlefshëm për Kupën e Italisë, ka përfunduar me rezultat
prej 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive më e suksesshme u tregua skuadra kryeqytetase.

Lazio kaloi në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (4’) me anë të argjentinasit Mauro Zarate duke e vënë në vështirësi Sampdorian.

Skuadra gjenovase u kthye në lojë shumë shpejt dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të Giampaolo Pazzinit në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë të kohës së rregullt nuk u shënua asnjë gol dhe rezultati i barabartë i dërgoi skuadrat në vazhdime.

As pas 120 minutave nuk përcaktua fituesi, prandaj kjo u vendos me ekzekutimin penalltive, ndërsa nga pika e bardhë më efikas u treguan lojtarët e Lazios, të cilët gabuan vetëm njëherë, ndërsa Blucerchiatët dështuan dy herë nga njëmbëdhjetëmetërshat dhe në këtë mënyrë skuadra kryeqytetase fitoi trofeun e pestë të Coppa Italia.

Zarate dhe Muslera: Fitorja ishte për fansat

Dy heronjtë e Lazios, autori i golit në ndeshje, Mauro Zarate, dhe portieri Fernando Musleara që mbrojti dy penaltitë vendimtare të fitores, ia dedikojnë triumfin në Kupën e Italisë fansave të klubit.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është fitorja. Jam i lumtur për veten dhe bashkëlojtarët, por veçanërisht për ata tifozë të mrekullueshëm. Shpresojmë se ky do të jetë i parë nga shumë kohë të mira që presim të vijnë”, ka thënë autori i golit të Lazios, Zarate, në një intervistë pas ndeshjes.

“Kam qenë i bekuar që sonte kam mbrojtur dy penalti. Megjithatë, këtë fitore nuk e solla unë, por i gjithë ekipi. E gjitha që bëra unë ishte të jem i qetë kur kalonim momente të vështira. Mendoj se kjo është një fitore për fansat”, ka thënë heroi i mbrëmjes, portieri Fernando Muslera.

Ky ishte triumfi i pestë në historinë e klubit romak në Kupën e Italisë, dhe i pari që nga viti 2004.

Video e Lazio vs Sampdoria per Kupen e Italise:

Lazio vs Sampdoria Golat:

//youtu.be/T3iEE4ClcoY

Penalltite:

//youtu.be/YsoUCKN_tGM