Baric: Portugezet nuk moren fryme ne Shqiperi

[b]

Sapo eshte larguar nga Shqiperia, ku ishte i ftuari special i Federates Shqiptare te Futbollit per ndeshjen me Portugaline, Oto Bariç, ka folur per paraqitjen e Kombetares kuqezi.[/b]

76-vjeçari, i cili keshilloi institucionin qe drejton sportin me popullor ne vend per emerimin e Josip Kuzhe, ndodhej ne “Qemal Stafa”, pas afro dy vjetesh. Hera e fundit kur kishte hyre ne stadiumin me te madh shqiptar, ka qene 17 nentori 2007, ne ndeshjen e humbur 4-2 me Bjellorusine. Ndersa kater dite me pas, kroati i mirenjohur i dha fund aventures ne stolin kuqezi, pas humbjes turperuese 6-1 ne Rumani. “Ndoqa nga afer ndeshjen me Portugaline. Isha ne stadium me njerez qe i vleresoj dhe i dua”, deklaroi ish-trajneri i perfaqesueses.
Sipas Bariç, perfaqesuesja luajti mjaft mire perballe nje prej skuadrave me te mira ne kontinent, por ne fund ishte e pafat dhe humbi me rezultatin 2-1. “Kuzhe humbi ne debutim? Skuadra shqiptare nuk lejoi per asnje moment qe Kristiano Ronaldo, Deko, Pepe apo Almeida te merrnin fryme! Ata ishin thjesht te pafat ne sekondat e fundit te sfides”, shtoi “Oto Maksimal”.
Ne fund ai ka folur edhe rreth Kombetares kroate, e cila renditet e dyta ne Grupin 6 eliminator te Boterorit 2010, pas Anglise. Me 6 qershor, ata barazuan 2-2 ne fushen e tyre me Ukrainen dhe tashme rrezikojne ta humbasin kete pozicion. Ne gusht Kroacia luan ne fushen e Bjellorusise dhe Bariç ka paralajmeruar skuadren e Slaven Biliç:
“Mund te them se aktualisht bjelloruset jane me te rrezikshem se Portugalia. Kur drejtoja Shqiperine ata na munden 4-2 ne fushen tone. Ata dine ta qarkullojne topin dhe jane mjaft te levizshem”.

mua nuk me pelqen futbolli sepse te gjith vrapojn pas nje topi edhe pse kan te gjith milionat hahahahahahah:p