Basha: Protesta, mesazh i mbështetjes për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi në një konferencë për shtyp një ditë pas protestës së opozitës, se “vërshimi i shqiptarëve ishte mesazh i qartë i mbështetjes për PD-në dhe për planin e saj për largimin e krizës politike dhe ekonomike që ka pushtuar vendin”.

“Qytetarët dhe biznesi kërkojnë zgjidhje. Dje në shesh ishin të dhunuarit, të cilëve u janë prishur shtëpitë dhe bizneset; ishin studentët, të cilët përjetuan mashtrimin e qeverisë që premtoi akses në arsim, por mbylli dyert e universiteteve, duke kaluar ligjin klientelist për arsimin e lartë; ishin të përndjekurit, të cilët u riposhtëruan nga Edi Rama, i cili ringriti simbole të diktaturës; ishin pronarët, të cilët nuk pranojnë dot kurrë ligjin e ri të shpronësimit; pensionistët, të cilët nuk shohin rritje pensionesh prej dy vitesh; të papunët, të cilëve u janë shtuar radhët nga tkurrja e ekonomisë; ishin socialistët e zhgënjyer nga fakti që familjen e tyre politike e kanë në dorë një grusht kriminelësh; ishte një popull i tërë dhe i falenderoj nga zemra”, tha Basha, i cili nënvizoi se “Partia Demokratike nuk distancohet sot nga aktet e dhunës sepse ka qenë dhe është e distancuar”.

“Është falë PD-së që dje ai zemërim popullor u përmbajt, zemërim që mund të merrte përpara jo një kryeministri, por 10. Gurët nuk ishin në skenarin tonë. Ndërhynë strukturat tona që gjithçka u normalizua. Nuk u prek asnjë fije floku e asnjë polici dhe jam krenar për këtë. Institucioni është policia”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi se “protestat do të vazhdojnë pa pushim” dhe se “mosbindja civile sapo ka nisur”.

Në lidhje me gjobën që Bashkia e Tiranës i ka vendosur Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara gjatë protestës, Basha tha: “Bashkisë do i çojmë një kastravec”.

/ Top Channel

para se ti ja faturoje qeveri RAMA <<duhet te boje llogari <me qeverisejn e PD << qe do te thote qe kriza e ekonomike nuk u krijua tani por u krijua me kalimin e viteve << dhe fal ekonomise INFORMALE <<< per fat te keq ne kete vende politika vazhdone te kete shum difekte te renda <<<<< shpesh her partite e medha per te konsiliduar ose per te unifikuar partin organizojne protesta te dhunshme kundrejte qeverise < per te bindur pjesen tjeter qe e ndjek neper mjet TELE duke dhe perfytuar dhe nga mangesit e qeverise dhe krizes ekonomike < ne nje fare mynyre mund ta quajm manipulim te elektorati<<<<<< por te shikojme ose ti degjojme me kujdes ne mitingje politikane nuk japin asnje zgjidhje per krizen politike por flasin vetem per te ardhur ne pushtet << dhe kjo ndodhi dhe ne protesten e djeshme << qe nuk dha asnje resultat <per vec njerzeve te deshperuar <<<