Bashkëjetesa përpara martesës rrit shanset për divorc!

Çiftet që jetojnë së bashku përpara se të martohen kanë më shumë gjasa të divorcohen, thotë një raport i ri.

Studimi, gjithashtu zbuloi se çiftet po bashkëjetojnë gjithnjë e më shumë.

Nga studimi u zbulua se bashkëjetesa është bërë “një gjëndje më e brishtë e marrëdhënieve se më përpara”.

Thuhet se çiftet që bashkëjetojnë përpara se të martohen kanë 45 për qind më shumë gjasa që të ndahen se sa ata që presin deri pas martese.

Raporti u realizua nga Dr. John Hayward dhe Dr. Guy Brandon.

Mendoj se ndodh e kunderta! Mund dhe ta njohesh me mir duke bashkjetuar! Kuptohet nuk flas per bashkjetesa 5-7-10 vjeçare!

Mendoj se ndodh e kunderta! Mund dhe ta njohesh me mir duke bashkjetuar! Kuptohet nuk flas per bashkjetesa 5-7-10 vjeçare!

Reno un jam dakord me ty se duhet ta njohim partneren perpara se te martohemi ,por nuk me duket e drejte bashkejetesa.Ka shume cifte qe kur femra mbetet shtazene burri largohet e nuk martohen.Ne kete rast pasojat i vuajne femijet.Dhe te shtoj dicka tjeter qekur ka dal divorci eshte rritur vuajtja e femijeve.Pasi divorci keqperdoret ne te shumten e rasteve per te krijuar lidhje te reja.Kjo e shkaterron femijen.Po ju tregoj nje histori tronditese.Ne Amerike nje polic ishte i martuar dhe kishte nje djal.Pas disa kohesh kur djali mbushi mbi 8 vjec prinderit u divorcuan.Djali pesoi nje traume edhe me te madhe kur babai u lidh me nje tjeter e kjo e fundit ngeli shtatzen.Djali nga zemerimi vrau gruan shtatzene.Djali eshte 10 -11vjec e po diskutohet per ta ekzekutuar.Ky eshte divorci ,nje shkaterrim i familjes qe le pasoja tek femija .

pajtohem me mendimin tende ,vertet femijet jan ata se po e vuajn me shum ndarjen(viktim e rastit)

Shiko, mos mendoni se martesa e mban ciftin pa u ndar! Po vajti tek ndarja mund te ndahen dhe ne martes! Te besh femij para martese besoj se eshte zgjedhje e te dyve (perjashtuar aksidentet)!

Per mendimin tim bashkejetesa eshte 100 here me e mire se Martesa ! Nuk t`rrihet me to merr canten dhe tung tung … e jo keshtu 2 muj jo kurore divorc etj… hajt vlla se 1 her kem me vdek :slight_smile:

un per vete jam sh dakort me temen…sepse ata qe bashkjetojn , ja kan pir lengun njeri tjetrit…
sepse ndodh kjo , qe ne bashkjetes jan si ne muaj mjalti
dhe kur martohen kerkojn te gjejn po te njejtin rehat qe kan pas gjat bashkjeteses…por ja qe nuk e gjejn
mund te njihen , 1, 2 3 vj apo sa te duan…por te jetojn vec e vec…kshu shijojn gjaaaaaaat martesen e tyre

“po kur te pihet lengu ne martes?” te ndahen?

po ti mos u kap vetem te fjalia e par
ne bashkjetes partneret jan thj si dy te dashur , dhe ashtu e trajtojn nj tj
kur vin martesa , duan po te njejten perkujdesje…apo raport…por nuk e gjen…

Por martesen nga bashkjetesa e dallon vetem celibrimi! Pse mos te ket perkujdesje ne martes?

kur 2 njerez bashkjetojn , e bejn kte per tu njohur me mir…dhe nga kjo njohje varet e ardhmja , nese do kalojn jeten bashk…pra te kalojn apo jo ne martes
nuk mund ti quash njesoj martesen me bashkjetesen duke i dalluar thj nga celebrimi
martesa esht nje hap me para!!

Dhe une mendoj te kunderten…Shum cifte, te cilet jane martuar me shkese, vuajne midis tyre sepse shpesh hasin ne mosperputhje karakteresh, dhe cfare bejne, kerkojne ta cojne perpara martesen me paterica, per hir te familjes apo atyre qe do mund te mendojne njerezit. Bashkjetesa me duket nje zgjedhje me e mire per ta njohur personin me te cilin do te kalosh jeten. Edhe te dashur po te kesh, nuk mund te mendosh se e njeh, kur TI mund ta takosh ate jo cdo dite, apo edhe kur e takon cdo dite, rri me te max 1-2 ore, por ama se si do te sillet ai person ne cdo aspekt, mund ta njohesh vetem nqs jeton me te cdo dit. Bashkjetesa mua me duket se ta jep kete mundsi, dhe kur ti mendon se eshte momenti i duhur per te shkuar nje hap me perpara ben martesen, po nuk mendoj se ky cift, qe njohin me mire njeri-tjetrin, te kene me shume mundesi per tu ndare.

Shum e vertet

Okej e marrim bashkejetesen nga kendveshtrimi i djemve po te mendojme pak:Si do te na dukej neve nese dikush tallet me motren tone e len shtatzen e ik.Vellau duhet ta mbroj te motren.Me siper thashe se divorci duhet por ne te shumten e rasteve keqperdoret

Alfa, motra duhet te ket ment ne kok, se jo vellai por asnjeri smund ti rri mbi kok!
Shume mir e ke then Iglo!

Reno si do i vinte nje shqiptari te vertet po te talleshin me motren e tij???Se e di per italianet.Ata jane shume liberale.Nga ky kendveshtrim e mora une.Se po ta marrim nga kendveshtrimi tjeter edhe mua me pelqejnë aventurat.

Te dashur miq ,une mendoj se nje cift duhet te kete kohen e nevojshme per tu njohur dhe mbas kesaj duhet te kaloje ne martese.Dhe ne kohet me pare ka ekzistuar e ashtuquajtur fejese.Te gjithe e dime qe nje martese kerkon pergjegjshmeri nga te dy palet,perkushtim dhe tolerance,ndryshe ajo nuk funksionon.Bashkejetesa eshte nje "martese "pa pergjegjshmeri,nje bashkejetese nuk presupozon femije, prandaj ju vajza mos beni eksperimente me veten tuaj me te ashtuquajturen njohje .,por binduni me veten qe kur te jeni te gatshme per te krijuar familje duhet ta filloni me pergjegjshmeri e seriozitet ate.

:):slight_smile: …ti e paske kuptuar se po vjen 2012…:slight_smile:

Normale e ka pir lengun qe ne fillim

jam dakort me mendimin tend,flas nga eksperienca :slight_smile: