"Bateria prej letre" e ardhmja e elektronikës

Shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar një lloj të ri të baterisë e cila duket si pjesë letre.

Prodhuesit e saj shpresojnë se mu kjo bateri do të shndërrohet në burim energjie në të ardhmen, falë fortësisë dhe fleksibilitetit të saj dhe do të mund të përdorët me një spektër të gjerë që nga elektronika përçuese deri tek pajisjet medicinale.

Bateria e re është e ndërtuar nga celuloza, ndërsa është zhvilluar nga instituti politeknik Rensselaer në New York. Ato janë menduar si blloqe të vogla ose kutia, të cilat duke u kapur me njëra-tjetrën mund të krijojnë forma të ndryshme.

Përparësia e madhe e kësaj baterie të re është fleksibiliteti i saj që i mundëson të mund t’i jepet çfarëdo lloj forme e dëshiruar, ndërsa për efektin e saj hulumtuesit thonë se është po aq e mirë, në mos më e mirë se cilado bateri e sotme.