Beckham: Dua të qëndroj te Milani

Pas tratativave të shumta të zyrtarëve të skuadrës së Milanit për të blerë kartonin e Dejvid Bekam, nga skuadra amerikane L.A. Galaxy, tani edhe vet futbollisti anglez doli me deklaratë se dëshiron që të largohet nga Los Anxhelosi dhe sa më gjatë të qëndrojë në skuadrën milaneze.

Për herë të parë pasi që u inkuadrua në radhët e skuadrës së Milanit, Dejvid Bekam shprehu dëshirën e tij të largohet nga skuadra e L.A. Galaxy dhe t’i bashkëngjitet skuadrës së Milanit ku momentalisht po aktivizohet si lojtar i huazuar.

“Kam shprehur dëshirën të qëndroj te Milani. Tani e gjithë varet nga Milani dhe L.A. Galaxy. Shpresoj se sa më shpejtë do të arrihet marrëveshje”, theksoi David Beckham, futbollist.

Ish-futbollisti i Mançester Junajtedit dhe Realit të Madridit shpreson se me lojërat e mira të treguara në fanellën “kuq e zi” mund ti shtojë gjasat për të marrë pjesë në Kampionatin botëror në Afrikën Jugore.
“Shpresoj se do të kem rast të marr pjesë në botërorin e viti 2010, dhe gjasat më të mëdha për atë i kam nëse qëndroj këtu te Milani. Mirëpo e gjithë nuk varet nga unë kështu që më duhet të pres”, theksoi Beckham.
Në fund të kësaj bisede, Bekam shtoi se dëshiron që karrierën e tij futbollistike ta mbaron në skuadrën e Milanit.

Burimi:CdoDite.com