Beckham nuk luan në mjuzikël

Përfaqësuesit e Victoria Beckham kanë qeshur me spekulimet se Posh Spice ka vendosur të merr pjesë në filmin muzikor, “High School Musical 3: Senior Year”.
Ish-anëtarja e grupit, “Spice Girls”, ka qenë në planet e producentëve për të qenë pjesë mjuzikëlit, sidomos pas kërkesës së aktorit kryesor, Zac Efron, që Victoria të jetë në film.

Mirëpo zëdhënësi i Beckham i ka mohuar thashethemet se ikona e modës mund të merr pjesë në mjuzikël, duke thënë se asaj as që i është ofruar ndonjë rol.