Beni kujdes nga Virusi i Derrit!

Maska në fytyrë për të mos u prekur nga gripi më i ri që ka prekur Meksikën dhe SHBA. Kjo është masa e parë që personat kanë marrë për të shmangur vdekjen e sigurt që u kërcënohet nga ky grip i ri


Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë të Shëndetësisë vazhdojnë kërkimet për prova të përhapjes së mëtejshme të një epidemie të virusit të gripit të derrave, pasi shkaktoi vdekjen e më shumë se 68 personave në Meksikë dhe infektoi tetë persona në SHBA. Ndërkohë që në Meksikë janë mbyllur shkollat dhe muzeumet si dhe janë anuluar akitivitetet e tjera publike, zyrtarët e shëndetësisë botërore nuk pranuan të shpallin se situata ka arritur në gjendjen e një pandemie. Por ndërkohë paralajmëruan se raste të reja të gripit të derrave mund të zbulohen, ndërsa virusi po përhapet te njerëzit dhe ka infektuar edhe persona që nuk kishin kontakte me të tjerë. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se virusi që kishte prekur 12 nga pacientët meksikanë ishte gjenetikisht i njëjtë me një virus të ri të gripit të derrave, të quajtur H1N1, që u zbulua te tetë persona në Kaliforni dhe Teksas, të cilët më vonë u shëruan. Qeveria meksikane deklaroi se virusi kishte shkaktuar vdekjen e 20 personave dhe mund të jetë shkaktari i 48 vdekjeve të tjera. Në total janë raportuar 1004 raste të dyshuara si të infektuara nga ky virus. Ministri i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova, gjatë një interviste televizive, u bëri thirrje shtetasve të evitonin turmat e mëdha dhe të përdornin maska në fytyrë, ku shtoi se nuk kishte garanci për faktin se vaksinimi do t’i mbronte nga infeksioni i këtij virusi. (balkanweb)

Eshte duke u folur shume per kete virus te ri,fakti qe ka shkaktuar vdekjen e me shume se 68 personave eshte skandaloze,shpresoj te gjendet se shpejti nje zgjidhje per te parandaluar perhapjen e ketij virusi ne vende te tjera.

Personat e vdekur ne Meksik po kapin shifren 100! dhe jane shfaqur raste ne vende te tjera te USA. Ne Europ akoma nuk ka shenja por eshte vertet nje virus i keq. Pasi nuk trasmetohet me ushqim por ne ajer nga njeriu ne njeri, si ne rastet e lopes çmendur, qe mjafton mos te haje mish lope.

Po kuke arrine ne europe po ca do bejme ne se mishi i pules doli i pa ngenshem dhe tani doli dhe mishi i derit cna ka gjetur njerzimin; po kio eshte ; lufta e 3 boterore po ne nuke e kuptoime;:frowning:

2 raste jane shfaqur ne France! Epidemia eshte duke pushtuar dhe Evropen!!!

Shpresojme te mos e perfshije Shqiperine kjo epidemi…

Gripi i derrave, eshte duke paraqitur nje rrezik serioz per tere boten. Nderkaq, autoritetet perkatese ne Kosove ende jan pa plankonkret per mbrojtje nga virusi.


[b]

Dyshohet se gripi i derrave ka mberritur edhe ne Italine fqinje.
[/b] Nje grua 31-vjecare u shtrua ne spitalin e Venezias, pasi dyshohet se ka semundjen e rrezikshme. Gjendja e saj eshte e mire dhe jo ne rrezik per jeten.

Alarmi eshte dhene para pak oresh, kur gruaja e shqetesuar ka telefonuar urgjencen pasi sapo ishte kthyer nga San Diego dhe kishte temperature te larte.

31-vjecarja po mbahet ne nje repart te izoluar, nderkohe qe analizat do te konfirmojne nese behet fjale vertete per kete lloj gripi.

[b]Gripi i derrave, ne Shqiperi asnje rast

[/b]

Ministria e Shendetsise ne nje mbledhje te posacme me perfaqesues te Institutit te Shendetit Publik, Ministrise se Bujqesise dhe perfaqesuesve te OBSH-se ka diskutuar per masat qe duhen marre per parandalimin e shfaqjes se gripit te derrave.

Sipas zevenedesministrit te Shendetise, Arben Ivanaj, ne Shqiperi nuk ka vend per panik por gjithsesi te gjithe Drejtorite e Shendetit Publik ne vend do te urdherohen te jene vigjilente per identifikimin dhe raportimin ne kohe te rasteve me kete grip.

I njohur si gripi i derrave, semundja po perhapet shume shpejt tek njerezit dhe jo tek kafshet, ne vende si Meksika e Amerika.

Ndonese dyshohet per raste edhe ne Europe, ne France dhe Spanje, ato nuk jane konfirmuar zyrtarisht. Ministria e Shendetsise njofton se nuk do kete nderprerje te importit te mishit te derrit pasi ne nuk improtojme nga vendet e prekura, por njekohesisht ky grip nuk perhapet nga konsumi i mishit te derrit.

Alarmi i gripit te derrit mberrin edhe ne Shqiperi. OBSH e konsideron situaten alarmante ndaj kerkon rritje te vemendjes ne te gjitha institucionet shendetesore dhe pikat e kalimit kufitar. Nuk rekomandohen kufizime te udhetimeve.

“Eshte nje situate e rrezikshme. OBSH e konsideron si nje situate me impakt serioz ne shendetin publik dhe eshte nje ngjarje jo e zakonshme. Ketyre rregullave u permbahemi edhe ne per shkallen e vigjilences”, deklaron Silva Bino, nga Instituti i Shendetit Publik.

Bino sqaron se gripi njihet si gripi i derrave, por ne fakt ka marre permasa humane pasi perhapet nga njeriu tek njeriu. Ai ka shenja te njejta si grip i zakonshem, temperature te menjehershme, dhembje fyti, dobesi dhe diare.

Sipas specialisteve, eshte nje virus i ri i kombinuar me gene te virusit te derrave A/H1N1, i pa hasur here tjeter ne bote dhe qe prek moshen e te rriturve.

“Eshte nje virus qe ka ne permbajtje komponent te virusit te gripit te derrave dhe shpendeve. Eshte nje virus i ri qe perhapet permes rruges respiratore dhe kontaktit. Nuk duhet peshtyre ne toke”, shton Bino.

Specialistet thone se per kete virus nuk ka vaksine per njerezit, vetem per derrat, por mjekimet me antivirale kane dale te suksesshem.

Nga ana tjeter specialistet thone se ky virus nuk merret nga konsumi i mishit te derrit. Por gjithesesi ata qe merren me rritjen e tyre duhet te respektojne te gjitha parametrat e higjenes ne ambientet e tyre.

Ishalla nuk perhapet ne Shqiperi.

Kosovë, vdes pacientja e dyshuar me grip derri

Ora: 16:01- Ka vdekur në Kosovë pacientja e dyshuar me sëmundjen e gripit të derrave. Megjithatë, pritet të bëhen edhe analizat të tjera, sepse analizat e para të saj kanë rezultuar negative.
Zyrtarë të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik thanë se vajza 27 vjeçare nga Stublla e Vitisë, e cila është trajtuar në Qendrën Emergjente, me dyshimin se kishte probleme në mushkëri e zemër, kishte ardhur para një jave nga Zvicra.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka marrë të gjitha masat e sigurisë, kurse mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë këshilluar të përdorin maskat.
I gjithë personeli i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mobilizuar për t’u përballur me rastet eventuale të dyshuara me gripin e derrave.

Rasti në Kosovë shton rrezikun e përhapjes se virusit H1N1 edhe në vendin tonë për shkak të hyrje-daljeve të shumta mes dy vendeve. Pas Italise ku janë shfaqur tre raste, Kosova është vendi më i afërt ku evidentohet ky virus vdekjeprurës.

Edhe pse ka zëra se virusi është sezonal dhe po reduktohet tani për të rinisur sërish në vjeshtë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të ruajë nivelin e lartë të rrezikut që i kanoset botës.

Raste të tjera të gripit të derrave

Ekspertët për infeksionet janë duke u përpjekur për të reaguar ndaj shpërthimit të gripit të derrave në Meksikë dhe rasteve të dyshuara në vende të tjera.
Si shpërtheu sëmundja?
Specie të ndryshme strehojnë forma të ndryshme të virusit të gripit.
Viruset e gripit, pësojnë mutacionie gjatë një periudhe kohë duke shkaktuar ndryshime të vogla të proteinave në sipërfaqen e tyre që quhen antigjene.
Nëse sistemi imunitar ka ndeshur një formë të caktuar virusi gripi në të kaluarën, ka gjasa që të ketë një farë imuniteti.
Por nëse antigjenet janë diçka e panjohur për sistemin imunitar, atëherë ai do të dobësohet.
Çfarë është gripi i derrave?
Gripi i derrave është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohet nga gripi i llojit A që prek derrat.
Ka disa lloje dhe infeksioni ndryshon në mënyrë konstante.
Deri tani nuk i kishte prekur njerëzit, por forma më e fundit i prek dhe mund të kalojë nga një individ tek tjetri, ndoshta përmes kollitjes apo teshtimës.
Cila është e reja për këtë lloj gripi?
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se të paktën disa nga rastet tek njerëzit, janë varietete që nuk janë parë më parë të virusit H1N1 të gripit të llojit A.
H1N1 është gati i njëjti lloji virusi që shkakton shpërthimin sezonal të gripit tek njerëzit.
Por varianti më i fundit i H1N1është i ndryshëm. Ai përmban një material gjenetik që gjendet tek lloji i gripit që prek njerëzit, shpendët dhe derrat.
Viruset e gripit kanë aftësinë të këmbejnë komponente gjenetike me njëra-tjetrën dhe duket se versioni i ri i H1N1 rezultoi nga përzierja, brenda të njëjtës specie, e varianteve të ndryshme të virusit që zakonisht prekin specie të ndryshme.
Derrat përfaqësojnë një ambjent ideal për përzierjen e këtyre viruseve me njëra-tjetrën.
Sa i rrezikshëm është?
Simptomat e gripit të derrave duken të ngjashme me ato të gripit standart sezonal.
Këtu përfshihet; temperaturë, kollitje, dhembje fyti, dhembje trupi, ethe dhe këputje.
Shumica a rasteve në mbarë botën duken të lehta, por në Meksikë kanë humbur jetën dhjetra vetë.
Sa duhet të shqetësohemi?
Kur del një lloj i ri gripi që ka aftësinë për të kaluar nga një person tek tjetri, ai monitorohet nga afër për të parë nëse ka aftësinë për të t’u kthyer në një epidemi globale.
OBSH ka paralajmëruar se të marra sëbashku, rastet në Meksikë dhe në SHBA mund të çojnë një krizë globale dhe thekson se situata është serioze.
Megjithatë ekspertët thonë se është ende herët për të vlerësuar plotësisht situatën.
Aktualisht ata thonë se bota është më pranë një epidemije globale, sesa ka qënë ndonjëherë që prej vitit 1968, duke e vlerësuar shkallën e rrezikut në 3 nga 6 që është maksimalja.
Askush nu e di potencialin e plotë që kësaj epidemije, por ekspertët paralajmërojnë se mund të shkaktojë humbjen e miliona jetëve në botë.
Epidemija e gripit spanjoll që filloi në 1918 dhe u shkaktua nga një formë e H1N1, shkaktoi vdekjen e miliona vetëve.
Por fakti që të gjitha rastet në SHBA dhe në vende të tjera kanë treguar simptoma të lehta, është inkurajues.
Ajo sugjeron se shkalla e rëndë e këtij gripi në Meksikë mund të ketë lidhje me ndonjë faktor të caktuar gjeografik, ndoshta me ndonjë virus tjetër që qarkullon në këtë komunitet dhe që ndoshta nuk hyn në vende të tjera të botës.
Nga ana tjetër, personat e infektuar në Meksikë kanë kërkuar mjekim në kohën kur gripi ndodhej në një fazë të avancuar, ndryshe nga personat e infektuar në vende të tjera.
Mund të ketë të bëjë me faktin që gripi në Meksikë është ndryshe nga ai në vende të tjera, por kjo mund të konfirmohet vetëm me analiza laboratorike.
Ka shpresë se prej faktit që njerëzit janë zakonisht të ekspozuar ndaj formave të H1N1, sistemi ynë imunitar mund të ketë filluar ta luftojë infeksionin.
Megjithatë, fakti që shumë prej viktimave janë të rinj, vë në dukje diçka të pazakontë. Zakonisht gripi sezonal prek më tepër të moshuarit.
A mund të frenohet?
Virusi duket se ka filluar të përhapet në mbarë botën dhe shumica e ekspertëve besojnë se frenimi i tij në këtë epokë të udhëtimeve të shpeshta me avionë do të jetë shumë e vështirë.
A mund të kurohet?
Autoritetet amerikane thonë se dy medikamente që përdoren zakonisht për të kuruar gripin janë Tamiflu dhe Relenza, duken efektive për trajtimin e rasteve që ka ndodhur deri tani.
Megjithatë medikamentet duhen dhënë në një fazë të hershme për të qënë efektive.
Përdorimi i këtyre medikamenteve ka gjasa të bëjë që virusi të mos kalojë nga një individ tek tjetri.
Qeveria britanike ka krijuar një depozitë me medikamente Tamiflu si masë paraprake kundër një epidemije.
Është e paqartë se sa efektive mund të jenë vaksinat ekzistente për gripin, pasi virusi aktual dallon gjenetikisht nga forma të tjera gripi.
Shkencëtarët amerikanë janë duke përgatitur një vaksinë të re, por do të kalojë kohë përpara se ajo të perfeksionohet dhe të prodhohet në masë për të përballuar një kërkesë të madhe për të.
Në SHBA në 1976 u përdor një vaksinë për të mbrojtur njerëzit nga një lloj i gripit të derrave.
Megjithatë, ajo solli efekte anësore të rënda si sindromi Guillain-Barre. Pati më shumë vdekje nga vaksina, sesa nga gripi.
Çfarë duhet bërë për të qënë i mbrojtur?
Kushdo që ka simptoma të gripit, apo mund të ketë qënë në kontakt me virusin e derrave, - si për shembull ata që jetojnë apo kanë udhëtuar në Meksikë, - duhet të marrin këshillia mjeksore.
Por pacientëve u është kërkuar që mos shkojnë në ambulanca apo klinika të tjera për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes.
Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë për ndihmë shërbimin shëndetësor.
Cilat masa duhen marrë?
Shmagni kontaktetet me njerëz që nuk duken mirë me shëndet apo kanë kollë dhe temperaturë.
Kontrolli ndaj infeksioneve dhe higjena mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shanseve për transmetimin e të gjithë viruseve, përfshirë edhe gripin e derrave.
Kjo përfshin mbulimin me shami të gojës dhe hundës kur kollitemi apo teshtijmë dhe më pas hedhjen e shamisë në koshin e plehrave.
Është e rëndësishme që duart të lahen vazhdimisht me ujë dhe sapun.
Personat që kujdesen për të sëmurët me grip duhet të mbajnë një maskë higjenike që mbulon hundën dhe gojën.
Ekspertët thonë se nuk prova shkencore që të mbështesin përdorimin në masë të këtyre maskave për t’u mbrojtur nga infeksionet.
A është e rrezikshme të hash mish derri?
Nuk ka prova që tregojnë se virusi mund të përhapet përmes konsumit të mishit të kafshëve të infektuara.
Megjithatë është thelbësore që mishi të gatuhet mirë në një temperaturë 70 gradë për t’u siguruar që virusi asgjesohet.
Po gripi i shpendëve?
Lloji i gripit të shpendëve që shkatoi një numër vdekjesh në Azinë Juglindore në vitet e fundit, ishte një lloj tjetër gripi prej atij të derrave.
Forma më e fundit e gripit të derrave është një lloj i ri i H1N1, kurse gripi i shpendëve ishte H5N1.
Ekspertët janë të shqetësuar se H5N1 ka potencialin të shkaktojë një epidemi, për shkak të aftësisë së tij për të pësuar shpejt mutacione.
Megjithatë deri tani, mbetet një sëmundje kryesisht e shpendëve.
Njerëzit e infektuar prej tij, pa përjashtim, punon me shpendët dhe rastet e përhapjes nga një individ tek tjetri kanë qënë shumë të rralla.
Nuk ka sugjerime se H5N1 ka fituar aftësinë për të kaluar lehtësisht nga një individ tek tjetri.

burimi BBC

Vdes personi i pare ne Kosove i dyshuar se eshte i prekur nga gripi i derrave.
Lajmin e konfirmuan autoritetet shendetesore, ndersa fjalen e fundit pritet ta thote Organizata Boterore e Shendetesise, pasi pacientja vuante edhe nga pneumonia, nderkaq nuk perjashtohen mundesite qe e dyshuara te kete qene e semure edhe nga Leukimia.

Behet fjale per nje 27 vjecare, nene e dy femijeve nga komuna e Vitise, e cila pasi kishte ardhur nga Zvicra nje jave me pare, i eshte nenshtruar kontrolleve mjekesore te cilat kane cuar deri te dyshimet e para.

“Pacientja ka pasur shenja te problemit respirator dhe ka manifestuar shenja te crregullimit te ritmit te zemres”, ka deklaruar Shemsedin Dreshaj, drejtor i Qendres Infektive.

Ndersa Naser Ramadani, drejtor ne Institutin Kombetar te Shendetit Publik eshte shprehur se, “testet e para kane qene negative”.

Ekipet mjekesore epidemiologjike kane vizituar edhe familjen e te dyshuares, ku aktualisht po kryhen analizat paraprake.

Instituti Kombetar i Shendetit Publik ka marre te gjitha masat e sigurise, nderkaq punonjesit shendetesore jane pajisur me maska dhe mjete te tjera mbrojtese.

Gripi i derrave mund te preke 1/3 e popullsise
Ekspertet parashikojne se gripi i derrave mund te preke 1/3 e popullsise se botes. Kerkuesit thone se gripi A ka potencialin e nje pandemie, qe perhapet mes njerezve dhe qe mund te marre permasa globale brenda 6-9 muajve.
Nje ne tre persona mund te infektohen, sipas studimit te publikuar ne revisten “Science”. Sipas eksperteve, eshte ende heret te thuhet nese virusi do te shkaktoje vdekje ne shkalle masive, ose nese do te jete pak me vdekjeprures se gripi normal.

Profesori Neil Ferguson thote se duke analizuar perhapjen e semundjes ne Meksike, virusi H1N1 eshte po aq i rrezikshem sa pandemia e vitit 1957, qe shkaktoi 2 milione te vdekur ne bote, por jo sa gripi spanjoll i vitit 1918, qe shkaktoi 50 milione viktima.

Dhe sic e mendoja! Ja dhe artikulli mbi origjinen e virusit te derrit!

Virusi përgjegjës për gripin A/H1N1 mund të jetë krijuar ndoshta gabimisht në laborator. Hipoteza mbështetet nga një shkencëtar Australian, virologu në pension Ardian Gibbs.

Mbi teorinë e tij ende të papublikuar në revistat shkencore, por e transmetuar në faqet kryesore të shtypit ndërkombëtar, po heton Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe disa ekspertë ndërkombëtarë në këtë fushë.

Sipas Gibbs, i cili studion evolucionin e virusit mikroorganizmi nuk është një produkt i natyrës. Sipas tij genet e virusit H1N1, dëshmojnë se kanë voluar me shpejtësi më të madhe se sa parashikohet kur bëhet fjalë për një virus “të rritur” në derra.

Virusi mund të ketë kaluar kohë në një “mik” të ndërmjetët përpara se të kalojë te njeriu, sit e shpendët fluturues apo te kafshët e detit, por ka mundësi që të jetë kultivuar në një vezë laboratory- Kjo është teza e shkencëtarit Australian- e cila sipas tij shpjegon dhe përhapjen e shpejtë dhe të paparë të evolucionit të saj. Për të mbijetuar në këtë ambient të ri, shpjegon shkencëtari, virusi duhet të përshtatet në mënyrë shumë të shpejtë, një përshtatje të cilën nuk do ta bënte me një shpejtësi të tillë duke u rritur në një “mik” që është tashmë mjaft i njohur nga ai.

Rezultatet janë ndryshime gjenetike të identifikuara nga shkencëtarët e në virusin e ri H1 N1. Vezët janë përdorur në laboratore dhe në zyrat e prodhimit të vaksinave për të bërë të mundur rritjen e viruseve të gripit
Gibbs I cili prezantoi përfundimet e studimit të tij në një revistë shkencore tha se kishte informuar edhe OBSH-në për këtë teori në fund të javës së kaluar

“Nuk kishte asnjë sinjal- konfirmoi virologu- që autorietet po merrnin seriozisht mundësinë që virusi të ishte një produkt laboratori. Më është dukur një ide e mirë të tregosh se të dhënat më cojnë në këtë mendim. Tani është mirë që të hetojmë”. OBSH ka mbledhur studiuesit e laboratorëve kryesorë të virologjisë për të verifikuar nëse janë të vërteta këto hipoteza apo jo. Ekspertët vazhdojnë të punojnë por analizat e para nuk mbështesin teorinë se virusi mund të ketë origjinën në laborator.
Perhapja

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri sot të ditur se virusi H1N1 tashmë ka arritur në Kubë, Finlandë dhe Tajlandë, dhe afro 6000 persona janë infektuar në 33 vende të botës.

Në bilancin e saj të fundit, me shifra më të ulëta se raportet e secilit vend lidhur me situatën e gripit, OBSH-ja njofton se numri i të infektuarve është rritur gjithashtu në disa vende, përfshirë Spanjën, Britaninë e Madhe, Panamanë, Guatemalën dhe Kolumbinë.

Virusi i zbuluar kohët e fundit, deri tani ka shkaktuar vdekjen e të paktën 56 personave në Meksikë, tre në SHBA dhe nga një në Kanada e Kosta Rika.

Drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan ka rritur nivelin e alarmit në fazën 5, nga 6 gjithësej, si pasojë e përhapjes së shpejtë edhe jashtë Meksikës, duke sinjalizuar se rreziku i një pandemie është gjithmonë e më i afërt.
Sipas statistikave të fundit të OBSH-së, Spanja ka 98 raste të konfirmuara dhe Britania e Madhe 68 raste. Shumica e infektimeve janë cilësuar si të “importuara” pasi pacientët kanë vizituar kohët e fundit Meksikën, ose kanë patur kontakt të afërt me persona të infektuar.

Amerika e Veriut vazhdon të këtë numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me 3009 raste. Ndërsa Meksika ka 2059 raste të konfirmuara nga laboratorët e OBSH-së, Kanadaja 358 dhe Kosta Rika vetëm tetë raste.
Burimi-balkaweb

Pas paralajmerimeve dhe alarmeve te javeve e muajve te shkuar, duket se virusi i gripit te derrave ka prekur edhe Shqiperine.

57- vjecari, Sajmir Rrepishti, diplomat ne Ministrine e Jashtme eshte izoluar ne sallen e reaminacionit ne Spitalin Infektiv ne Tirane dhe mjeket kane dyshime te forta se ai eshte prekur nga virusi H1N1, ndryshe i njohur si gripi i derrit.
Rrepishti po kthehej nga Damasku dhe ishte tranzit ne Vjene kur pati nje gjendje te renduar shendetesore.
Diplomati ka patur temperature te larte, ndaj mjeket austriake kane kerkuar qe t’i behen analiza te detajuara sapo te mberrinte ne Shqiperi.

“Konsiderohet si nje rast i dyshuar dhe eshte izoluar”, u shpreh Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne Ministri.
I gjithe personeli i spitalit dhe pacientet jane pajisur urgjent me maska mbrojtese.

Ne Institutin e Shendetit Publik do te kryhen te gjitha analizat e duhura dhe pas 40 oresh pritet te dalin analizat e sakta, qe do te konfirmojne ose do te largojne dyshimet e mjekeve.

Burime zyrtare njoftojne edhe ne te kaluaren ka patur raste te dyshuara qe jane mbajtur te izoluar, por qe ne fund kane rezultuar jo te prekur.

Saimir Rrepishti eshte punonjes i Ministrise se Jashtme. Ai sebashku me nje pjese tjeter te delegacionit shqiptar ka marre pjese ne konferencen islamike per rezoluten e Kosoves.

duhet shume kujdese :ciao:

ishalla del negativ i dyshuari ne tirane per virus derrash se me duket se e hengrem

Virusi i derrave afrohet serish me vendin tone. Rasti i pare me virusin A/H1N1 eshte konfirmuar edhe ne ishullin e Qipros. Lajmin e ka dhene nje radio greke, sipas se ciles, behet fjale per nje 39 vjecare me origjine moldave. Shtetasja ne fjale mendohet se e ka marre virusin ne SHBA, pasi ajo u kthye pak dite me pare pas nje vizite pertej Atlantikut.

Gjithashtu edhe ne Vietnam eshte evidentuar nje rast me gripin e derrave. Behet fjale per nje student 23 vjecar, i cili gjithashtu ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmin e bejne te ditur burime mjekesore te vendit aziatik.

Ishalla ska ardh akoma ne Shqiperi gripi i derrave, qe te kalojme veren mir te pakten… :smiley: :smiley: :smiley: