Benitez i gatshëm për trofeun e parë Tim

Trajneri i ri i Interit, Rafa Benitez, është duke u përgatitur për sfidën e parë konkurruese, Troeun TIM.
Turneu tradicional do të zhvillohet në Stadiumin San Nicola të Barit të premten në mbrëmje dhe do të përfshijë ndeshje 45-minutëshe.

“Nuk është lehtë për një trajner të përgatitet për një turne me këtë lloj programi. Për ne do të jetë edhe më vështirë pasi lojtarët ndërkombëtarë do të arrijnë vetëm sonte në mbrëmje pas miqësoreve me kombëtaret e tyre”.

“Të tjerët do të mbeten në Milan për t’u stërvitur, pasi caku ynë primar është të përgatisim ekipin për dy Superkupat dhe Serie A. Do të përpiqemi t’ia dalim mirë për fansat, qoftë nëse ata janë në Bari ose duke na shikuar në televizion”, ka thënë Benitez.