Benzema prezantohet pa numër

[b]

Sulmuesi i ri i Real Madridit, Karim Benzema, është prezantuar zyrtarisht të enjten mbrëma në Santiago Bernabeu para 15.000 tifozëve.[/b]

Kaka zgjodhi numrin 8, Raul Albiol numrin 18, ndërsa Cristiano Ronaldo numrin 9, kështu që nuk mbeti asnjë numër në dispozicion për ish-sulmuesin e Lyonit, i cili duhet të presë largimin e ndonjërit nga lojtarët madrilenë që ta marrë numrin e tij.

Spekulohet se numri 19 do t’i takojë sulmuesit francez, pas largimit të Klaas-Jan Huntelaar.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj në skuadrën ku kanë luajtur idhujt e mi, Zidane dhe Ronaldo. Faleminderit Florentino Perez”, ka thënë Benzema gjatë prezantimit me fanellën e Realit pa numër.

Prezantimi Karim Benzema tek Real Madrit

//youtu.be/I7a7hYUa_A4

them se ka per te marr nr 10, sa te largohet shneider

I mblodhi te gjithe reali! Kushedi çfare numri po mendon ky!