Berisha ka refuzuar Portokallinë

Njeriu kryesor i spektaklit humoristik “Portokalli”, Agron Llakaj, ka treguar se e ka ftuar njërin nga karakteret e tij në shou, Sali Berishën, që të merr pjesë në “Portokalli”, mirëpo kryeministri i Shqipërisë nuk i është përgjigjur ofertës.
“Ne e kemi ftuar politikën të bëhet pjesë e ‘Portokallisë’. Të vijnë në mënyrën më miqësore të mundshme për të treguar se janë dashamirës me humorin. Puna është se, deri tani askush nuk ka pranuar”.

“Ftesat janë nga më të ndryshmet. Në Vitin e Ri, kam ftuar kryeministrin Sali Berisha që të ishte pjesë e ‘Portokallisë’. E kam ftuar edhe në muajin maj, kur u mbyll sezoni i këtij viti dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigjeje nga ai…”.

“Humori, po nuk qe oponent me realitetin nuk është humor. Gjatë gjithë kohës, kushdo që të jetë në pushtet, unë do të jem një lloj oponenti edhe pse mund ta dua atë politikan. Nuk ka lidhje me atë si njeri, por me atë që ai shërben. Nuk ka se si të jem pro qeverisë. Unë do të jem gjithmonë në opozitë. Gjërat e mira nuk ka nevojë që t’i mburrim, duhet të merresh gjithmonë me të metat”, ka thënë Llakaj në një intervistë.

Berisha ka frik se nuk eshte ne lartesine Saliut te Portokallis :smiley:

po pse keshtu