Berisha: Të zhduket korrupsioni nëpër universitete

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha bën apel për zhdukjen e korrupsionit në universitete, duke kërkuar reagim nga ana e rektorëve dhe dekanëve.
Në një aktivitet për arsimin, Berisha kërkoi që në kontrollin e dijeve të studentëve të aplikohen metoda që të mos lejohen veprime korruptive.

“Rekrutoni profesorët më të mirë që të përmbyset raporti një pedagog-50 studentë”, u shpreh Berisha, duke kërkuar që degët e fakulteteve të përshtaten me kërkesat e tregut të punës.

Derisa rroga do te rrij e ulet, korrupsioni nuk zhduket ne petagoget