Beyonce i dhuron Jay-Z një Bugati

Beyonce i ka dhuruar partnerit të saj Jay-Z një Bugatti, makinën sportive më të shpejtë në botë me vlerë 1.3 milionë sterlina.

Një burim pranë çiftit tha: “Jay-Z është një koleksionues i makinave sportive, por një Bugatti është gjithmonë i veçantë. Nuk është çështja tek çmimi i makinës sepse për Beyonce nuk është problem paraja, por zgjedhja që ka bërë duke blerë një Bugatti.”

Vitin e kaluar Jay-Z dhe Beyonce ishin çifti që kishin fituar më shumë në botën e Showbiz, me 68 milionë sterlina së bashku.

Jay-Z u martua në vitin 2008 me këngëtaren Beyonce pasi e propozoi me një unazë me vlerë 3 milionë sterlina.

wwwwwwwwwwaaaaa po edhe kjo e uruar su martu me nje shqiptar se jan te bukur:) po me ket;) se bah sa pa fat jemi ne shqiptaret mo!!!

Sa vuajne keta te shkretet! Gjithesesi ta gezoj!

Sa mir ka mendu edhe per ngjyre tama si Jay-Z:)

Sa e bukur qenka , eshte edhe sportive :smiley:

Rrugët e tyre profesionale tashmë janë ndarë, pasi këngëtarja e famshme nuk do të ketë më menaxher babanë e saj, Mathew Knowles. Këtë lajm e deklaroi vetë Beyonce.

Madje ajo shtoi se ky vendim nuk fsheh pas probleme familjare. Ajo shtoi në mënyrë karakteristike: “Ai do të jetë gjithmonë babai im. E dua jashtëzakonisht shumë”. Mathew Knowles kishte ndikuar mjaft pozitivisht gjatë gjithë këtyre viteve në karrierën e saj.

Ai ishte menaxher i të bijës që nga viti 1990, kur ajo ishte pjesë e grupit Destiny Child. Beyonce një pjesë të suksesit ia dedikon pikërisht atij, ndërkohë që po përgatitet për të lancuar single-in e saj të ri.

Bo keta te shkretet vuajn per buken e gojes :stuck_out_tongue: