Bibla apo Kur’ani

Bibla apo Kur’ani‏

Bibla apo Kur’ani

Mexhdi Merxhan, ish misionar i krishterë, rrëfen:

“Linda që ta adhuroj Jezusin, që ta lartësoj atë si një zot mbi zotat e tjerë, por, kur u rrita, dyshova, prandaj hulumtova për të Vërtetën dhe e njoha atë. Jezusi më thirri: O rob i Zotit! Unë jam njeri sikurse ti! Mos i bëj shok Krijuesit e të adhurosh krijesën, por më paso mua dhe adhuroje Atë. Së bashku le t’i lutemi dhe le t’i themi Atij: Ati ynë dhe Zoti ynë, lavdërimi të takon vetëm Ty! I lartësuar je Ti, o Zot i botëve: ‘Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!’ O rob i Allahut, unë, ti dhe njerëzit e tjerë jemi robër të Gjithëmëshirshmit.”

Deklarova pranimin e Islamit duke thënë: “La ilahe il Allah, Muhammedun resulullah” (Vetëm Allahu është Zot, Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij).

U rrita, ashtu si të krishterët e tjerë në Egjipt, në mes të familjes që beson në Trinitetin e Zotit, duke qenë një fanatik i fortë i krishterizmit tim.

E shija Islamin në Egjipt si një të huaj të ardhur, që nuk ka rrënjë të thella në këtë vend të shquar me qytetërim të lashtë në thellësitë e historisë. Prisja ditën e shpëtimit të vendit nga tërë ajo që është islame dhe mendoja se asgjë s’është e lidhur me Islamin, qoftë nga afër ose nga larg. Egjipti nuk do ta harronte atë që kishte nga krishterizmi i tij, prej këngëve dhe ritualeve. Për këtë qëllim, në të bëhen lutje dhe aktivitete dhe ndërtohen kisha me kulla dhe kambana.

E kalova fëmijërinë time ashtu si të krishterët e tjerë të Egjiptit, që u edukuan dhe u rritën në këtë vend. Më pas vazhdova studimet e mia. Familja ime deshi që unë të bëhesha një prej pastorëve të Egjiptit, të cilët vishnin rroba të zeza për të mbajtur zi për humbjen e tij nga Krishterizmi dhe kalimin e tij në kuadër të shtetit islamik, në tokën e të cilit ka zënë vend universiteti El Ez’her, me minaret e tij të bukura dhe i cili ka ndihmuar për të përhapur Islamin, për konsolidimin e besimit dhe ruajtjen e gjuhës së Kur’anit gjatë shekujve.

Shkova në shkollën e Trinitetit si dhjak në një katedrale, që të isha një prej avokatëve të kësaj doktrine, për përhapjen e saj dhe për edukimin e popullit. U përgatita dhe u udhëzova që t’iu bëj thirrje njerëzve për Trinitetin e Zotit dhe për të vendosur ritualet e mësimet e kësaj doktrine.

Kjo gjë më krijoi mundësi të mëdha për të studiuar, për të eksploruar dhe për të hulumtuar. Si pasojë grumbullova shumë njohuri fetare dhe u njoha me shumë mistere teologjike. Isha i etur për kërkim dhe njohuri.

Bëra shumë përpjekje dhe shpenzova shumë kohë për të arritur fakte të ndritshme, të shpluhuruara nga pluhuri i kohës. Për këtë më ndihmoi pasioni im i lindur për të hulumtuar dhe gjurmuar.

Nuk isha plotësisht i bindur nga ajo çka kisha trashëguar, nga prindërit dhe gjyshërit e mi, prej kësaj doktrine. Ajo nuk kishte zënë vend në mendjen dhe zemrën time as një ditë, por kishte mbetur mes baticës dhe zbaticës, mes tërheqjes dhe dobësisë.

Trashëgimi i doktrinës dhe imitimi i paraardhësve, prindërve, hallave dhe gjysheve nuk është i mjaftueshëm për besimin e vërtetë. Vjen një ditë që feja kërkon një njohje të thellë e të plotë dhe jo thjesht një procedim ritualesh të ndjekura verbërisht.

Feja ishte gjithmonë një ftesë për të Vërtetën dhe revolucion kundër të pavërtetës, dhe sikur besimi të ishte një trashëgimi, atëherë njerëzit që kanë besim nuk do të kalonin nga e padrejta në të drejtën dhe nga adhurimi i idhujve në adhurimin e Krijuesit. Madje, bota edhe sot e kësaj dite do të kishte mbetur ashtu siç ishte mijëra vjet më parë, duke u përpëlitur në pavërtetësi dhe iluzione.

Vazhdova ta kërkoj të Vërtetën. Lexoja shumë dhe meditoja gjithnjë e më tepër. Kam diskutuar dhe zhvilluar dialog me veten dhe me të gjithë të krishterët rreth meje për të gjetur përgjigje për gjithçka që po ndodhte brenda meje.

Kam diskutuar me shumë nga vëllezërit e krishterë për shkallën e të kuptuarit dhe pranimin e kësaj doktrine, edhe kur isha brenda komunitetit të krishterë, edhe më vonë pas largimit tim.

Kërkimi për të vërtetën dhe përpjekja për të shkuar drejt saj, duke dashur të kem qasje të sigurt, më linin pa gjumë. Hipa në anijen e shpëtimit për të lundruar. Me vete kisha librat dhe referencat që doja.

(Autori përmend se kishte filluar të lexonte nga historia e hershme e Egjiptit, pastaj e filozofëve të vjetër grekë dhe e filozofëve të tjerë. Ai kujton se, përgjithësisht, njerëzit e urtë, filozofët dhe shkencëtarët e hershëm, e edhe të mëvonshëm, kanë besuar në Njëshmërinë e Krijuesit.)

(Ai vazhdon e thotë:) - Nëse kjo ishte pozita e njerëzve të urtë, filozofëve dhe shkencëtarëve, atëherë cili ishte qëndrimi i pejgamberëve që ishin dërguar nga Zoti për të udhëzuar dhe drejtuar njerëzit?

Udhëtimi me anije nëpër Dhiatën e Vjetër

Mora anijen time dhe fillova të eksploroj në Dhiatën e Vjetër, që të shoh nëse ajo e njeh Trinitetin:

1 Musai a…s thotë:

“Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër.” (Ligji i Përtërirë, 4: 39);

“Dhe Moisiu tha: "Do të bëhet siç thua ti, kështu që ti të dish se askush nuk

është si Zoti, Perëndia ynë.” (Dalja, 8: 6);

“Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.” (Dalja, 20:3).

2 Davudi:

“O Perëndi, kush të përngjan ty?” (Psalmet, 71: 19);

“Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.” (Psalmet, 90”2);

“Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejt.” (Psalmet, 148: 13).

3 Nehemia:

“Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejt, qiejt e qiejve … ushtria e qiejve të adhuron.“ (Nehemia, 9: 6);

4 Mikeja: “A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi?“ (Mikeja, 2: 10).

5 Isaia shpreh habinë e tij me ata që mundohen ta përngjasojnë Zotin:

“ Kujt dëshironi t’i përngjajë Perëndia dhe çfarë figure do t’i vinit përballë?” (Isaia, 40: 18).

Zoti i drejtohet atyre që mundohen ta krahasojnë dhe ta barazojnë Atë me krijesa, duke thënë:

“Me cilin doni të më barazoni, me cilin doni të më krahasoni që mund të jemi të njëllojtë?” (Isaia, 46: 5).

Ky është qëndrimi i Tevratit (Dhiatës së Vjetër) ku askund asnjë pejgamber dhe asnjë nga priftërinjtë nuk flet për Trinitetin.

Udhëtimi me anije nëpër Dhiatën e Re

Pastaj kam eksploruar me anijen time në Dhiatën e Re që të shoh nëse ka prova për Trinitet, apo nëse ajo bën thirrje për Njëshmërinë e Zotit:

Janë disa shprehje, që i kemi mësuar dhe përmes tyre kemi mbrojtur Trinitetin apo hyjninë e Krishtit, rreth të cilave fillova të mendoja më thellë, duke u larguar nga mësimi mekanik i teksteve pa kuptuar domethënien e tyre.

“‘Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: ‘Zoti me ne’.’’ (Mateu, 1: 23).

Kjo është marrë nga profetizmi i profetit Isaia:

“Prandaj vetë Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.” (Isaia, 7: 14).

Gjithmonë thosha se ky citat është për të demonstruar hyjninë e Krishtit. Por njeriu hulumtues është ndryshe nga ai që pranon mekanikisht. Gjatë kërkimit gjeta si në vijim:

Një: Kjo mrekulli, në kohën e mbretit Akaz, ka qenë një shenjë e tij për të mundur armiqtë, gjë që u realizua.

Dy: Në citatin e Isaias nuk është fjala ‘Zoti me ne’. Interpretimi i Mateut se Emanuel do të thotë: ‘Zoti me ne’ është interpretim i vetë atij si rezultat i shpjegimit të tij.

Tre: ‘Zoti me ne’ nuk janë fjalë të Jezu Krishtit.

Katër: Jezu Krishti nuk është emëruar Emanuel. Madje edhe në qoftë se fjalën Emanuel (‘Zoti me ne’) ia përshkruajmë Jezu Krishtit, ai nuk është Zot. Kuptimi i emrit të Ismailit, birit të Ibrahimit, është ‘Zoti dëgjon’, por ne nuk themi se Ismaili është Zot.

Pesë: Gjoni thotë: “Askush s’e pa Perëndinë kurrë…” (Gjoni, 1: 18);

“Askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë.” (1 Gjonit, 4: 10).

Timoteu thotë: “të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë” (1 Timoteut, 6: 16);

Tekstet e Biblës tregojnë se Perëndinë nuk e sheh askush, kurse Krishti është i dukshëm, prandaj ai nuk mund të jetë zot. Në këtë mënyrë, kjo frazë na bën të kuptojmë kuptimin e vërtetë dhe ajo s’ka të bëjë me hyjninë e Krishtit.

Teksti tjetër, me të cilën argumentonim shenjtërinë e Krishtit dhe Trinitetin në Ungjillin e Mateut, është:

“Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.” (Mateut, 28: 19),

Kjo bie në kundërshtim me atë që thuhet në (Mateut, 10: 5-7):

“Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhra: ''Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve, por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. Shkoni dhe predikoni duke thënë: “Mbretëria e qiejve u afrua.” (Mateut, 10: 5-7).

Gjithmonë thosha se Gjoni apostull e shpjegon këtë doktrinë në letrën e tij të parë, duke thënë:

“Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një.” (1 Gjoni, 5: 5),

Në përgëzimin që Xhibrili i bëri virgjëreshës Merjem, thotë (ai që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë):

“Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.” (Luka, 1: 35).

(vijon)

Marrë nga:

https://www.tanseerel.com/main/articles.aspx?selected_article_no=6091

Përktheu:

Ajni Sinani

Bibla apo Kur’ani‏

Kot qe vihesh ne dileme …me mire asnjera per mos e vra shume mendjen:p

Ahahahaaaa, jo, nuk eshte kjo zgjidhja. Zgjidhja eshte per te zgjedhur nje dileme njerezore qe nga krijimi i tij, pra i njeriut. Kjo dileme nis qe kur njeriu u mbeshtet se pari tek Krijuesi i tij por me vone, per lakmi apo per mendje lehtesi, ai u mbeshtet tek genjeshtra ose tek gjarperi apo tek nje krijese tjeter e djallezuar qe donte ta devijonte njeriun nga rruga e Zotit. Dhe prej asaj dite, njeriu eshte ne dileme dhe nuk di se ku te mbeshtetet dhe per pasoje, lindin keto pyetje. Dhe nga kjo ka bere kete “udhetim”, shpirteror here ne nje drejtim apo ne nje zgjidhje e here ne nje drejtim tjeter duke menduar se e ka gjetur. Dhe Krijuesi i ka hapur rruget. Se pari me Biblen e me vone, me Kur’anin. Tamam si ajo shprehja ne ushtri apo ne lufte: “udheri i dyte e anulon te parin”. Kjo mendoj se eshte. Sigurisht qe ka shpjegime te shumta e te panumerta por e verteta eshte nje, besimi ne nje Zot. Tamam si ajo hyrja ne nje qytet apo kur duam te shkojme diku, nuk ka rendesi se me cfare, rendesi ka te shkojme mire, ne kohe dhe me rruge te ndershme.
Arda