Big Brother Albania - Jam e bindur se Olsi nuk më tradhton m

Ka deklaruar pak ditë më parë në një program se ajo dhe Olsi nuk janë më bashkë. Por çfarë mendon Najada për marrdhënien me Olsin, a po funksionon ajo me të vërtetë dhe nëse po, cili është sekreti. Najada jeni bashkë me Olsin apo jeni ndarë? Jemi bashkë por luajmë edhe ne siç bëni edhe ju në gazeta. Ka shumë thashetheme lart e poshtë se Olsi shkon edhe me femra të tjera, ti bëhesh xheloze? Unë kur marr vesh të tilla gjëra them, qentë le të lehin, çfarë të bëj tjetër. Përderisa shoh që lidhja ime shkon mirë nuk kam arsye të shqetësohem. Po kur pe fotot e Olsit me Lusin ish të dashurën e tij, nuk u bëre xheloze? Mendoj se bën mirë që e takon hapur dhe jo fshehurazi. Gjithsesi Olsi më ka thënë se e ka takuar rastësisht vetëm dy herë. Pra je e bindur se ai nuk shkon më me atë femër? Dorën në zjarr nuk e vë por edhe po gënjeu nuk mund të shkoi gjatë kështu. Ti mendon se një çift funksionon nëse i lihen liri dhe hapësira njëri tjetrit? Patjetër që funksionon, njerëzit vdesin për liri. Prandaj ndahen çiftet se nuk i japin liri njëri tjetrit. Pastaj përfundojnë duke u sharë. Po ti vetë nuk e pëlqen jetën e natës pasi nuk të shohim nëpër pube? Une dal shpesh darkave pavarësisht se paparaci pëlqen të fotografojë Olsin me femra të tjera. E imagjinon veten të lidhur me Olsin mbas dy vitesh le të themi? Nuk e di, nëse shkon mirë lidhja, e pse jo? Kush e do më shumë tjetrin? Nuk di të të jap një përgjigje por mendoj se një çift funksionon kur jep dhe merr, përndryshe lidhja prishet. Me çfarë po merresh momentalisht? Jam duke punuar dhe këto ditë do të hap një ekspozitë vetjake me pikturat e mia. Kur i kemi bërë intervistë mamasë tënde ajo nuk e kishte me shumë qejf Olsin. Po tani? Jo, jo tani shkon mirë me të. Tek revista “Psikologji” keni thënë se nuk keni rënë akoma në dashuri. Po tani? Ne na pëlqen të luajmë pak me titujt që të bëhemi më atraktivë, por për hir të së vërtetës, mendoj se dashuritë e mëdha e të thella nuk ekzistojnë më në jetën reale.
PanoramaPlus