Bing Bang, zanafilla e botes! Cern. kerkohet qeliza e Zotit!

Enigmat e universit, sa pranë zbardhjes jemi?
Makineria me pak fjalë përbëhet nga një tunel nëntokësor, perimetri i të cilit është 27 kilometra. Në pika të ndryshme përgjatë tunelit janë vendosur katër instrumente masive që luajnë rolin e mikroskopëve subatomikë. Ato do të përdoren për të analizuar krijimin e energjisë jashtëzakonisht të madhe nga përplasja e dy rrezatimeve me protone. Qëllimi i eksperimentit është kuptimi i forcave themelore të natyrës dhe copëzave subatomike, që janë edhe përbërësit e lëndës së universit.

Por një eksperiment i tillë ka shkaktuar shumë diskutime?
Vazhdo lexo me poshte…

[nomedia="https://it.youtube.com/watch?v=oaC55u-32so]Broadcast Yourself.[/nomedia]

Cfare eshte kjo kuklla? Di gje ti apo ja ke futur titullin kot per sensacion?

Daku dukesh qe je mbrapa botes :lol: ose me mire qe nuk i shikon lajmet shkencore :mrgreen: .
Dje ne Gjeneve te Zviceres u krye nje eksperiment, i cili kish si qellim kryesor te gjeje shkendijen e pare te zanafilles se botes. (videoja me lart tregonte fillimin e eksperimentit).
Ne 100 metra nen toke fasha protoni kane pershkruar tunelin prej 27 km ndertuar nga shkencetaret. Pas pak javesh protonet do te bejne giron prej 11000 here ne sekonde me qellim qe te rikrijojne mikrokosmon e kollizonit qe u prodhua ne 1 pikosekonde pas bing bang.
Prej 10 vjetesh me shume se 5000 shkencetare po punojne mbi projektin qe rezikon te shkunde teorine e particelave elementare.

Per te pare galerine fotografike te tunelit klikoni ne linkun https://flickr.com/photos/muriel_vd/sets … 4375/show/

dhe meqenese ti daku di dhe italisht po vendos dhe nje artikull ne gjuhen italiane qe keshtu qe te mos mendosh qe ja kam futur kot vetem per titullin
"esperimento Bing bang, acceso Lhc. Nessuna fine del mondo

E’ andato tutto bene: gli scienziati del Cern di Ginevra hanno “girato la chiavetta” e acceso Lhc, il Large Hadron Collider, la macchina acceleratrice di particelle da oltre 2 miliardi di euro, la più grande macchina per la scienza mai costruita dall’uomo.

Lhc ci porterà indietro nel tempo, fino al Big Bang, la gigantesca esplosione che ha fatto nascere l’Universo 14 miliardi e più di anni fa. Un viaggio a ritroso nella storia della vita per cercare la “particella di Dio”, il bosone di Higgs.

Ad assistere allo storico appuntamento del primo test di Lhc al Cern di Ginevra ci sono giornalisti di 400 testate europee, la Bbc ha allestito una diretta, collegamenti simultanei di decine e decine di Tv sono in programma nei diversi Paesi europei tra cui anche in Italia (La diretta si può seguire presso il dipartimento di Fisica l’Università degli studi di Milano)

* LA PROVA

Nel test di oggi per la prima volta un fascio di particelle ha percorso interamente l’anello di 27 chilometri, senza però essere “accelerato” dai magneti superconduttori e quindi con una velocità inferiore a quella prevista per gli esperimenti, che sfiora quella della luce. Nella prova preliminare sono stati iniettati fasci di protoni in entrambe le direzioni, senza che questi si scontrassero.

10 / 09 / 2008 "

flm kuklla per lajmin…
dhe pse shume te tjere kishin frike mbi kete eksperiment, ne ndonje krijim te vrymave te zeza dhe ne perthithjen e te gjithe tokes. Po sipas shkencetareve te kesaj makinerie gjigande theksohej se nuk eshte ne rrezik ky fenomen.

Po te isha para botes, do isha une ai qe do e shpikja kte mrokllen! Une jam mbrapa atyre qe dine me shume se mua.

Ke degjuar gje ti qe eshte nje vrime e zeze qe po i vjen verdalle tokes? Duhet ta dish perderisa merresh shume me lajmet shkencore. Mesa di une, po ju afrua Tokes, ne fillim do te gllaberoje Italine! :lol: :lol: Keshtu qe beni kujdes ju andej!

Egziston edhe nje variant tjeter i kesaj qe na ke perkthyer ti! Kjo eshte nje makineri qe cliron protone duke bere te mundur shkaterrimin e vrimave te zeza! Ti tani beso ke variant te duash! Mua personalisht nuk me intereson shume as varianti jot dhe as i imi! Po te jet shkrujt qe te shkaterrohet bota, 1 planet me pak!

daku vrima e zeze funksionon me shpejtesine e drites dhe jo me shtetet ne te cilat eshte me afer, besoj se diferencen shpejtesi drite dhe shpejtesi makine e kupton. :mrgreen: :mrgreen:

Po pra! Po me ty e kishte inotin ajo! Keshtu qe do bi ne Itali ne fillim! :lol: :lol: :lol:

ja dhe gazeta shqip si ka shkruar :
Enigmat e universit, sa pranë zbardhjes jemi?
Makineria me pak fjalë përbëhet nga një tunel nëntokësor, perimetri i të cilit është 27 kilometra. Në pika të ndryshme përgjatë tunelit janë vendosur katër instrumente masive që luajnë rolin e mikroskopëve subatomikë. Ato do të përdoren për të analizuar krijimin e energjisë jashtëzakonisht të madhe nga përplasja e dy rrezatimeve me protone. Qëllimi i eksperimentit është kuptimi i forcave themelore të natyrës dhe copëzave subatomike, që janë edhe përbërësit e lëndës së universit.

Por një eksperiment i tillë ka shkaktuar shumë diskutime?

Edhe pse “copëzuesit e atomit” janë ndërtuar edhe më parë, ky i fundit është shumë i ndryshëm për sa i takon sasisë së energjisë së përfshirë në të. Dy rrezet e protoneve do të lëshohen nga kahet e kundërta të tunelit me një shpejtësi që do t‘i afrohet shumë asaj të dritës. Kjo do të thotë që Pyetja e madhe ato të bëjnë 11000 xhiro rreth tunelit brenda një fraksioni të sekondës. Kur të kenë fituar shpejtësi të madhe, do të përplasen me njëra-tjetrën dhe rezultati i këtij “takimi” do të gjenerojë një energji rreth 7 herë më të madhe se makineritë e tilla të ngjashme. Një e tillë Tevatron ndodhet në Batavia të Ilinoisit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët e LHC shpresojnë që të marrin një energji të nivelit 14 teraelektron volt (TeV) dhe në këtë mënyrë të krijojnë kushtet për një përplasje. E fundit e këtij lloji ka ndodhur gjatë “Big Bang”-ut, kur universi u krijua rreth 13.7 miliardë vjet më parë.

Cili është qëllimi i këtij eksperimenti?

Në mënyrë që të kuptojmë se nga se përbëhet lënda dhe forcat që e mbajnë atë të bashkuar dhe unike, është e nevojshme që të arrijmë të ndajmë përbërësit e saj subatomikë. Vetëm duke ndarë një proton, shkencëtarët janë të aftë të shohin se çfarë ndodh brenda kësaj copëze jashtëzakonisht të vogël të lëndës. Përgjigjja vjen edhe nga copëza më të vogla, disa prej të cilave janë aq të vogla saqë deri më tani i janë shmangur “kapjes”. Deri në këtë moment njohim 12 substanca subatomike dhe 4 forca, por ky është vetëm fillimi. Ajo çka është më e rëndësishme është fakti që shkencëtarët shpresojnë që të zgjidhin disa prej problemeve më të mëdha të fizikës. Ata shpresojnë për shembull që një ditë të unifikojnë të gjitha forcat e ndryshme të natyrës, që nga forcat e vogla bërthamore brenda bërthamave atomike e deri te forca e gravitetit, që vepron mes planetëve të galaktikave. Ata e quajnë këtë teori “teoria e gjithçkaje” dhe ekziston shpresa që LHC do të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjerimin e njohurive tona të deritanishme në lidhje me çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me krijimin, kohën dhe natyrën e lëndës.

A përbën rrezik përfshirja në një eksperiment të tillë?

Ka disa teoricienë që mendojnë se përplasjet mund të krijojnë disa vrima të zeza të vogla. Por edhe në rast se një gjë e tillë do të rezultojë nga eksperimenti, ato do të jenë të përmasave sub-mikroskopike dhe do të zhduken brenda fraksionit të një sekonde. Megjithatë, numri i shkencëtarëve që mendojnë se ky eksperiment paraqet rrezik është i vogël. Por ata që janë të këtij mendimi mendojnë se vrima e zezë që mund të krijohet mund të “gëlltisë” brenda saj gjithë Gjenevën, ose botën mbarë. Disa shkencëtarë rusë kanë sugjeruar se mund të jetë e mundur që LHC të krijojë kushtet që teorik- isht mund të mundësojnë udhëtimin në kohë. Ata imagjinojnë një skenar sikur nga kjo vrimë e zezë që mund të krijohet mund të na vijnë në këtë realitetin tonë udhëtarë nga e ardhmja, ndërkohë teoricienë të tjerë thonë se këta “udhëtarë” duhet të kenë përmasat e një grimce atomi për të kaluar përmes “vrimave të krimit”, përmes hapësirës dhe kohës.

Çfarë do të ndodhë saktësisht kur të nisë eksperimenti?

Për herë të parë shkencëtarët do të tentojnë që të fusin një rreze protonesh brenda një tuneli dhe t‘i japin asaj shpejtësi të madhe për të qarkulluar brenda qarkut. Më pas, ndoshta një ditë më vonë, por me siguri ditët që do të pasojnë, do të lëshohet rrezja e dytë e protoneve në kahun e kundërt me të parën dhe ajo do të fitojë gjithashtu shpejtësi. Ka mundësi, edhe pse është shumë e vështirë, që të dyja rrezet të përplasen ende pa arritur shpejtësinë e duhur, por në një rast të tillë eksperimenti do të dështonte. Ai do të ketë rezultat vetëm kur përplasja e rrezeve të protoneve do të ketë arritur shpejtësinë e duhur. Vetëm në kushte të tilla mund të krijohet terreni për arritjen e zbulimeve interesante.

Cilat janë disa nga zbulimet e mundshme?

Zbulimet më interesante do të jenë ato që pritet më pak të ndodhin, apo që janë tërësisht të paparashikueshme. Megjithatë, ekziston një copëz subatomike që teoricienët janë të bindur se ekziston. Ajo njihet me pseudonimin “Thërrmija e Zotit” dhe mund të na shpjegojë për shembull se përse lënda ka masë dhe në këtë mënyrë të na çojë në një shkallë më të thellë njohjeje të teorisë së forcave të gravitetit. Në nivelet e energjisë së LHC-së ka të ngjarë që të regjistrohet edhe ekzistenca e parë e kësaj thërrmije. Teoricieni që e mbështet më fort ekzistencën e saj është profesor Peter Higgs, i cili ka besim në masën 90% që kjo copëz që mban shkencërisht emrin e tij do të zbulohet. Por ky është vetëm një nga zbulimet e mundshme që LHC mund të bëjë. Fizikanët shpresojnë se makineria do të zbulojë gjithashtu edhe copëzat misterioze supersimetrike që mendohet se u krijuan në fillimet e para të universit. Teoria e supersimetrisë thotë që të gjitha copëzat që ekzistojnë kanë një partner më të rëndë diku, por deri tanin nuk është vërtetuar asgjë. Nëse LHC do të zbulojë fakte për copëzat supersimetrike, mund të zbulohet edhe arsyeja se përse 90% e masës së universit ekziston në formën e “lëndës së errët”. Sa e vështirë ishte të ndërtoje një makineri si LHC? Shumë. Tuneli 27 kilometërsh ishte shumë i vështirë të ndërtohej nën tokë. Magnetet gjigante që do të përdoren për të arritur përshpejtimin e grimcave duhet të mbahen bashkë me një forcë që u reziston të 500 tonëve për metër katror, ekuivalente me një avion për metër katror. Ata janë super të ftohtë, në temperaturën -273C, duke e shndërruar LHC si vendin më të ftohtë në universin e njohur deri më tani, me një kapacitet ngrirës për të mbajtur 140 mijë frigoriferë shtëpiakë në temperaturën -271.2C. Data e eksperimentit të sotëm ishte caktuar tre vjet më parë.

A ia vlen një eksperiment i tillë?

Po… * Ne duhet të njohim të fshehtat e universit, për të kuptuar më mirë vendin dhe rolin tonë në të * Kostoja është qesharake në krahasim me njohuritë e reja që mund të na japë një eksperiment i tillë Jo… * Këto lloj zbulimesh mendohet se nuk ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e jetës së njerëzve në këtë planet * Fizika e grimcave është më pak e rëndësishme se mjekësia dhe biologjia * Nëse shkencëtarët kanë gabuar në përllogaritje dhe intuita, atëherë ekziston rreziku i krijimit të vrimave të zeza dhe më pas askush nuk mund të parashikojë gjë saktësisht…

te pakten u munduan ti afronhen Thërrmijes se Zotit dhe pse sipas shkencetareve kerkon leshimin e nje energjie teper te madhe.

Ginevra, 13 Shtator 08. per Lirenti.com © 2008 ReniX nga Adnkronos

Eshte bere publike nga e perditshmja angleze Telegraph qe nje grup hakerash kane sulmuar makinen me te madhe ne bote qe do te zbulonte qelizen e Zotit…
Hakerat kane modifikuar 1 file te ketij sistemi dhe kane lene shenime ne faqen e CERN; “mos kombinoni telashe…” Ata mbajne emrin e ‘Greek security team’, Gst
Ja dhe faqa e tyre lene si mesazh:

Hakerat nuk i kane shkaktuar deme makineris, por ishin teper fer kompjuterit qe mund te viheshin ne pune makineria gjigande.Pergjegjesi i siguris informatike te CERN James Gillies - thekson se "Kemi shume nivile mbrojtje."E perditshmja Telegraph perfundon se hakerat e Gst kane perdorur hyrjen e e nje punonjesi amerikan per tu futur ne sistem.

Lirenti.com © 2008

Ja dhe imazhi i plot i faqes: Kush deshiron mund ta perkthej dhe ta postoj çfare shrkuhet aty

oh qenka dhe vertet ne gjuhen greke, keshtu qe e perkthejme kollaj.

Ishalla kan sukses,se misioni është tejet i vështirë- Dhe mund të vie shum lehtë fundi i botës,klm :ciao:

Ne faqet qe Hakera grek kane sulmuar computerat e e makines te Cern, nuk shkruahet asgje me shume se sa nje paralajmerim qe ata mund te futen kudo dhe se shtetet akoma nuk e dine se cdo te thote siguri, pasi siguria per ta eshte nje fjale qe nuk e njohin. Ata mund te futen kudo. kjo fjale peseritet shume here.

Pas 10 ditesh magneti me i madhe qe ekzistom (qe ka lene Boten pa fryme), kerkuesi i qelizave te Zotit ka ndaluar per shkak te nje difekti. Shkak ka qene temperatura e larte pasi materiali elio qe sherbente per ftohjen ka rrjedhur nga sistemi. Sipas inxhiniereve riparimi kerkon disa dite. Objektivi eshte ai te gjejne qeliza supersimetrike, origjinen e universit.

DETYROHET TE NDALET

Planet për nisjen e copëtimit të pjesëzave të Large Hadron Collider (LHC), mund të shtyhen, pasi inxhinierët u detyruan të ndalin punën për shkak dështimit të magnetit

Dështimi, i njohur si shuarje, shkaktoi ngrohjen e 100 magneteve super të ftohtë të LHC-së në afro 100 gradë C. Zjarrfikësit u thirrën pasi që një ton i heliumit të lëngshëm rrodhi brenda tunelit në Cern, afër Gjenevës. Rrezja e LHC-së do të mbetet e shkyçur gjatë fundjavës, gjersa inxhinierët të hulumtojnë seriozitetin e dështimit. Një zëdhënës i Cern-it i tha BBCsë se nuk ishte ende e qartë se kur mund të vazhdonte progresi tek akseleratori 6,6-miliardëdollarësh.
Gjersa dështimi nuk ishte “lajm I mirë,” ai tha se probleme të tilla priteshin gjatë testimit. Vonesa Rrezet e para përreth unazës 27 km të akseleratorit që gjendet nën tokë, u nisën me sukses para njëjave.

Hapi i ardhshëm është që të goditen këto rreze me njëra tjetrën. Sidoqoftë, gabimi duket se ka përjashtuar mundësinë që cili do nga këto eksperimente të ndodhë javën e ardhshme, së paku. Shuarja ndodhi gjatë testimit final të qarqeve të fundit elektrike të LHC-së, që do të autorizoheshin.

Në orën 11,27, të premten, ditari elektronik i udhëtimit i LHC-së regjistroi shuarje në sektorin 3-4 të akseleratorit, i cili gjendet në mesin e detektorëve Alice dhe CMS. Një deklaratë tha se heliumi kishte humbur nëpër tunel së bashku me kushtet e vakuumit.
Gjithashtu shtoi se ishin thirrur zjarrfikësit e Cern-it. Magnetet me super përçueshmëri në LHC duhen të ftohen në 1.9 kelvin përmbi zeros absolute, që të mund të drejtojnë rrezet e pjesëzave përreth qarkut.
Si rezultat i shuarjes, temperature e rreth 100 magneteve në sektorin e fundit të makinës u rrit në afro 100 gradë C.

Një zëdhënës i Cern-it konfirmoi se tani do të ishte e vështirë, nëse jo e pamundur, që të bëhen goditjet e para testuese brenda javës së ardhshme.
Mund të ketë vonesa të mëtejshme, pasi që të vlerësohet dëmi i plotë gjatë fundjavës.
Kjo pengesë ndodhi vetëm një ditë pasi që rrezja e LHC-së ishte kthyer në lëvizje, gjersa inxhinierët e ndërruan një transformator të prishur, i cili kishte penguar progresin gjatë javës së kaluar.

Burimi: BBC

Sa i perket ketij informacioni qe ka mar buje e qe na ka trondit te gjitheve duke u munduar te marim sa me shume informacione desha te shtoj se informacionet e para parashikohen te dalin ne muajin dhjetore.Kete makineri e kane kritikuar publikisht dy qytetare duke thene se do kete demtime shume serioze(gllaberitjen e tokes) dhe nga pikerisht kjo teoreme nje vajze 16 vjecare ka vrare veten duke lene nje shenim se"cfar i duhet jeta asaj kur toka do perthithej nga nje makine e krijuar nga vete dora e njeriut".
Jane 25% te materies ne gjithesi qe njerzimi ne kohen e sotme nuk ka ide fare se qka jane ato “grimca”,grimca kto qe jane quajtur “grimcat e zotit”,e qe shpresojme te zbulohen nga kjo makineri.

Jam perkrahes i Teoris se Big Bangut ,gje qe e verteton edhe egzistencen e Zotit.

Sipas kesaj Teorie Universi eshte krijuar prej nje pike Vellimi 0 , e cila ka shperthyer dhe qdo here zgjerohet.
Tash lindë Pyetja kush e ka krijuar kete Pike Vellimi?

Dihet…