Bised me ateistin

Bised me ateistin

Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s,
familjen e tij dhe shokët e tij.

Kërkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar
Me emrin e Allahut,Meshiruesit,Meshireberesit

‘‘Do t’u bëjmë atyre të mundshme që ti shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri
sa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë.
A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për qdo gjë’’?(41:53)

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit,Mëshirbërësit

‘‘Zoti im, ma zgjëro gjoksin tim!
Dhe me lehteso ne kete pune timen!’’
(20:25-2

‘‘A nuk përsiatin ata për Kuranin?
Sikur ai te mos ishte prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.’’(4:82)

Ju përshëndes me përshëndetjen Islame
Es Selam Alejkum we rahmetullah
Paqja dhe mëshira e Allahut qoft mbi ju.

Shumica e ateistëve mendojnë se shkenca
është baza e qdo gjëje.
Sot është epoka e shkencës dhe teknologjisë,
ata mendojnë se shkenca është baza e qdo gjëje.

Megjithatë nëse e pyet ndonjë ateist për një pajisje,pajisje që askush në botë nuk e ka parë e as nuk ka dëgjuar për të dhe nëse kjo paisje sillet para këtij ateisti, pyetet ateisti se kush ka mundësi të të tregoj për mekanizmin e kësaj pajisjeje, për mekanizmin e këtij mjeti.

Ateisti do të përgjigjet:
Këtë mund ta bëj krijuesi,disa thonë prodhuesi, disa thonë shpikësi,qfarëdo që thonë do të jetë e ngjashme në emërtim,
mund të jetë krijuesi,bërësi,prodhuesi,do të jetë dicka e ngjashme.

Mos u ndal këtu, vazhdo.
Përgjigjen e ruajmë në mendje.

Pyete atë se si erdhi universi në ekzistencë?

Ai do të të tregojë se fillimisht universi ishte një grumbull tymi dhe më vonë ndodhi eksplodimi i njohur si:
‘‘Shpërthimi i Madh - Big Bang’’

Prej të cilit u krijuan galaksitë, yjet, dielli,planetët dhe toka në të cilën jetojmë.
Këtë e quajnë:’‘Big Bang’’.

Kur e pyesim ateistin se kur kemi mësuar për krijimin e universit, për ‘‘Big Bangun’’?

Ai do të na thotë se kjo është zbuluar kohëve të fundit para tridhjetë vitesh, para katërdhjetë vitesh.

Unë i tregoj se ky informacion për krijimin e universit përmendet në këtë libër në mënyrë të përmbledhur, Kuranin, para më tepër se katërmbëdhjetë shekujve.

Përmendet në Suren Enbija, kap.21,V.30:

‘‘A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja…’’

Ky ‘‘Shpërthim i Madh - Big Bang’’ për të cilin po bisedon tashmë është përmendur në Kuran para 1400 vitesh.

Kush mund ta ketë përmendur këtë në Kur’an?

Mund të të thotë se ndoshta ka qenë ndonjë gojëdhënë.
Mos diskuto me të.
Vazhdo.

Cfarë është forma e kësaj Toke?

Ai do t’ju thotë se më parë njerëzit mendonin se toka në të cilin jetojmë ishte e rrafshët.
Në vitin 1579 Francis Drake lundroi përreth tokës dhe e vërtetoi se toka është sferike.

Atë që ju e mësuat në vitin 1579 është përmendur në Kur’an para 1400 vitesh.
Në Suren Naziat, kap.79,V.30, përmendet:

‘‘E pastaj tokën e bëri në formë të vezës’’

Fjala arabe ‘‘deha-ha’’, një prej kuptimeve të tij është ‘‘zgjerim’’ kurse toka është një ‘‘zgjerim (shtrirje).’’
Kuptimi tjetër rrjedh prej fjalës arabe ‘‘DUJA’’, që do të thotë ‘‘vezë’’ dhe ne e dimë se toka në të cilën jetojmë nuk është krejtësisht e rrumbullakët,ajo është gjeosferike në formë.

Fjala arabe ‘Deha-ha’’ nuk i referohet një veze normale,ajo i referohet vezës së një struce. Nëse e analizojmë formën e vezës së një struce, ajo gjithashtu është gjeosferike në formë.

Kush mund ta ketë përmendur këtë para më tepër se 14 shekujsh se forma e tokës është gjeosferike?

Ateisti mund të thotë se ndoshta i Dërguari Muhammed ishte një njeri inteligjent.

Mos diskuto me të.
Vazhdo.

Drita e Hënës, a është dritë e saj apo a është ajo një dritë e reflektuar?

Ateisti do t’ju thotë se më parë ne mendonim se drita e Hënës ishte drita e saj.
Kohët e fundit në shkencë, para njëqind vitesh, dyqynd vitesh, treqind vitesh ne e zbuluam se drita e Hënës nuk është drita e vet por ishte dritë e reflektuar.

Kur’ani e përmend këtë në Suren Furkan, kap.25,V.6:

‘‘I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell), e hënë q% ndriqon.’’

Fjala arabe e përdorur për Diellin ‘‘Esh-Shems’’, gjithmonë përshkruhet si ‘‘Siraxh’’ që do të thotë dritë ose llambë flakëruese.

Fjala arabe e përdorur në Kur’an për hënën është ‘‘Kamer’’ dhe drita e saj gjithmonë përshkruhet si ‘‘munir’’ ose ‘‘nur’’ që do të thotë dritë e huazuar ose reflektim i dritës.
Kurani nuk thotë askund se drita e hënës është drita e saj.

Kush mund ta ketë përmendur këtë në Kur’an para 1400 vitesh?

Ateisti, ndoshta pas një pauze të gjatë do të thotë se: ndoshta i Dërguari juaj paska qenë njeri ekstra inteligjent.

Mos diskuto.
Vazhdo.

Kur isha në shkollë, e kam kryer shkollën në vitin 1982, kam mësuar në lëndën e shkencës dhe gjeografisë se ndonëse dielli rrotullohej,
ai nuk rrotullohej rreth boshtit të vet.

Ateisti do të pyesë:
‘‘A është edhe kjo e përmendur në Kuran?’’

Unë i përgjigjem: jo, jo, kjo është ajo që e pata mësuar në shkollë para 25 vitesh.
Por, kur e lexova ajetin e Kuranit në Suren Enbija, kap.21,ver.33:

‘‘Ai është që krijoi natëm e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.’’

Fjala arabe ‘‘Jesbehun’’, e përshkruan lëvizjen e një trupi që është në lëvizje dhe në këtë na bëb të kuptojmë se dielli përveq që rrotullohet, ai gjithashtu rrotullohet rreth boshtit të vet.
Ndërsa sot shkenca na tregon se Diellit i duhen përafërsisht 25 ditë për ta përfunduar një rrotullim.

Kush mund ta ketë përmendur këtë në Kuran para më tepër se 1400 vitesh kur shkenca vetëm kohëve të fundit e ka zbuluar, para disa vitesh.
Kur isha në shkollë unë nuk dija për këtë.
Tani të gjitha librat shkollore shkruajnë shumë qartë se dielli përveq që rrotullohet,
ai gjithashtu rrotullohet rreth boshtit të vet.
Kush mund ta kishte përmendur këtë në Kuran?

Ka shumë gjasë që ateisti të mos flasë.
Mos e pritë, vazhdo.

Sot shkenca na tregon se universi ynë po zgjerohet këtë që e zbuluam para qindra vitesh, e përmend Kurani në Suren Dhariat, kap.51,V.47:

‘‘Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.’’

Fjala arabe ‘‘Muusiuune’’ nënkupton se universi po zgjerohet.
Mund të ketë kritikë të Islamit, të cilët thonë
nuk është qudi që Kurani flet për astronominë meqë arabët kanë qenë të avancuar në fushën e astranomisë, dhe unë pajtohem me ta, se arabët ishin të përparuar në këtë fushë por dua t’ju kujtoj se disa shekuj pas zbritjes së Kuranit arabët u avancuan në fushën e astronomisë kështu arabët mësuan për astronominë nga Kurani dhe jo anasjelltas.

Në fushën e hidrologjisë ne e pyesim ateistin se kur mësuam për ciklin hidrologjik?

Ai do t’u tregojë se Sabonat Palsi në vitin 1580 ishte personi i parë që e përshkroi ciklin e tanishëm të ujit, mënyrën se si uji avullohet nga oqeani, formohet në re, retë i lëvizë era dhe uji bie nga retë në formë të shiut, në këtë mënyrë cikli i ujit mbarohet.

Ky cikël i ujit përmendet në Kur’an në hollësi të imta para katërmbëdhjetë shekujsh.

Kurani gjithashtu na tregon se uji avullohet nga oqeanet, formohet në re, retë bashkohen, ato lëvizin nga erërat dhe uji bie në tokë dhe në këtë mënyrë përfundohet cikli i ujit. Kurani flet për hidrologjinë dhe ciklin e ujit në hollësi,në shumë ajete të Kuranit:
Në suren Zumer, kap.39,V.21,në suren Rum,kap.13,V.24, në suren Mu’minun, kap.23,V.18,në suren Hixhr,kap.15,v.22, në suren Nur, kap.24,V.43, në suren Rum,kap.13,ver.48, në suren Araf, kap.7,v.37, në suren Rad, kap.13,V.17, në suren Furkan, kap.25,ver.48-49,
në suren Fatir, kap.35,ver.9, në suren Ja’sin, kap.36,ver.34, në suren Gafir, kap.40,v.40, në suren Gashija, kap.88,v.5, në suren Kaf,kap.50,ver.9-10,në suren Vakia, kap.56,ver.16-17, në suren Mulk, kap.67,ver.30, në suren Tarik, kap.86,ver.11, Ti mund vetëm të citosh dhe të mos ndalesh së cituari! Referencat e Kuranit që flasin për ciklin e ujit në detaje të imëta.

Kush mund ta ketë përmendur këtë në Kuran para 1400 vitesh?
Mos e prit përgjigjen, vazhdo.

Kur’ani flet për gjeologjinë
Ai thotë se kodrat kanë shtylla që i japin stabilitet tokës.
Kjo përmendet në Suren En-Nebe, kap.78,V.6-7

Në fushën e oqeanologjisë ne e dimë se ekzistojnë dy lloje të ujit, të njelmët dhe të ëmbël, por Kurani i paraprinë shkencës dhe thotë në Suren Er-Rahman,kap.55,ver.19-20:

‘‘Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë.’’

këtë pengesë për të cilën flet Kurani, ekspertët e oqeanologjisë e quajnë si barriera e padukshme.

Kurani flet për biologjinë në Suren Enbija, kap.21,ver.30:

‘’…Dhe ujin e bëmë bazë të jetës së qdo sendi…’’

Kush mund të besonte në shkretëtirën e Arabisë para 1400 vitesh në të cilën ka shumë pak ujë,se qdo krijesë e gjallë është e krijuar nga uji?
Por sot shkenca e ka dëshmuar këtë.

Në fushën e Botanikës Kurani thotë në Suren Ta Ha, kap.20,V.53:

‘‘I kemi krijuar bimët në qifte, mashkull dhe femër…’’

Më parë ne nuk e kemi ditur se edhe bimët janë të krijuar meshkuj dhe femra.
Kurani thotë në suren Er-Rrad, kap.13,ver.3:

‘’…dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (qift).’’

Në fushën e gjeologjisë Kurani thotë në Suren En’Nam, kap.6,ver.38:

‘‘Shpendët dhe kafshët jetojnë në grupe sikur njerëzit’’

Ne arritëm ta zbulojmë këtë vetëm kohëve të fundit.
Kurani flet për stilin e jetës së bletës në suren Nahl,kap.16,ver.68-69

Kurani flet për stilin e jetës së merimangës në suren Ankebut, kap.29,ver.41:

Kurani flet lidhur me stilin e jetës së milingonës në suren Neml, kap.27,ver.18-19:
për të cilat gjëra ne jemi informuar vetëm kohëve të fundit, para pesëdhjetë vitesh, para njëqind vitesh, para dyqynd vitesh.

Në fushën e mjekësisë Kurani thotë në suren Nahl, kap.16,ver.68-69:

‘‘Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim për njerëz’’

Sot ne kemi zbuluar se në mjaltin që del nga barqet e bletëve ka veti antiseptike.

S’është qudi që rusët e përdornin mjaltin për t’i shëruar plagët.
Këtë e mësuam kohëve të fundit.

Në fushën e Fiziologjisë, Kurani flet për qarkullimin e gjakut dhe prodhimin e qumështit në mënyrë të përmbledhur, në suren Nahl, kap.16,ver.66

Në fushën e Gjenetikës, Kurani thotë në Suren En-Nexhm, kap.53,ver.45-46 si dhe në Suren Kijame, kap.75,ver.35-39, se: Sperma e mashkullit është përgjegjëse për gjininë e fëmijës, të cilën e kemi mësuar kohëve të fundit.

Kurani flet për Embriologjinë në detaje në Suren El-Alek, kap.96,ver.1-2:

‘‘I kemi krijuar njerëzit prej alakas’’

(Prej një substance si shushunja, dicka që ngjitet, e cila po ashtu quhet gjak i ngjizur).
Kurani flet për fazat embriologjike në detaje, të cilat embriologjia moderne i ka zbuluar vetëm kohëve të fundit, në suren Mu’minun, kap.23,ver.12-14.

Natyrisht se jobesimtari nuk e pranon se si Zoti, pasi të kemi vdekur dhe të jemi varrosur në tokë, si ka mundësi që Zoti i plotëfuqishëm t’i ribashkoj kockat tona, pasi kockat tona janë shpërbërë, si do të mund të na i ribashkoj kockat në ditën e Gjykimit.

Zoti i Gjithëfuqishëm thotë në Suren Kijame, kap.75,ver.3-4:

‘’…Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!’’

Vetëm në vitin 1880 Francis Galton e zbuloi qështjen e majave të gishtërinjve, madje edhe në miliona njerëz ai tha, nuk mund t’i gjesh dy maja të njëjta të gishtërinjve.

Sot CIA,policia dhe FBI i përdorin majat e gishtave për t’i identifikuar kriminelët.
Kurse Allahu e përmendi në Kuran para 1400 vitesh.
Përveq që Ai mund t’i tubojë eshtrat, Ai mundet po ashtu t’i rikrijojë si kanë qenë majat e gishtave.

Kur ne e pyesim ateistin se kush mund ta ketë thënë këtë në Kur’an , e vetmja përgjigje që ai mund ta jep është:

Ai ështëKrijuesi,Prodhuesi,Shpikësi,Bërësi.
Këtë Krijues,këtë Prodhues, këtë Shpikës,
këtë Bërës ne Muslimanët e quajmë ALLAH.

Unë nuk jam duke u munduar që te dëshmoj qe Kur’ani eshte fjalë e Zotit, me ndihmën e shkencës Jo, fare.
Qfarë jam duke provuar te bëj?
Për ne Muslimanët, Kur’ani eshte kriteri final. Për Ateistin dhe per jomuslimanët ndoshta, shkenca mund te jetë kriteri final.

Unë po përdori kriterin, standartin e Ateistit, dhe po e krahasoj me standardin e Muslimanëve - Kur’anin.
Unë nuk jam duke provuar të vërtetoj që Kur’ani është fjalë e Zotit, me ndihmën e shkencës.
Qfarë po provoj të bëj, kur sjelli përpuethshmëri, dhe dëftoj superioritetin e Kur’anit. Kjo që shkenca juaj na ka treguar dje… Kur’ani na ja treguar 1400 vjet më parë.

Unë jam duke provuar të dëshmoj që standarti që në gjykojmë dhe vlerësojmë me të KUR’ANI, është shumë superior se sa standarti juaj i gjykimit dhe i vlerësimit - shkenca.
Prandaj, ju duhet të besoni në Kur’an, i cili është shumë më superior.

Dr.Zakir Naik