Black Eyed Peas shënon rekord në top listë

Grupi Black Eyed Peas ka shënuar histori në listën e muzikës pop duke qëndruar më së shumti javë radhazi në krye të Billboard Hot 100.

Yjet e muzikës hip-hop kanë kryesuar listën e singlave për 20 javë radhazi, duke tejkaluar rekordin mëhershëm të Usher prej 19 javësh.

“Boom Boom Pow”, singli i parë numër një, dhe kënga që zmbrapsi atë, “I Gotta Feeling”, kanë qenë në maje të top listave për 12, respektivisht tetë javë.

Grupi nuk po shijon sukses vetëm në vendin e tyre, Amerikë, por gjatë të hënës katërshja rimorën pozitën e parë edhe në top listën britanike të singlave, me “I Gotta Feeling”