Black Eyed Peas të mahnitur me suksesin

Anëtarët e grupit Black Eyed Peas janë të habitur me suksesin e tyre në top listën amerikane Billboard Hot 100, ku qëndruan në krye plot 20 javë.
Grupi së fundi theu rekord të ri kur dy singlat e tyre, “Boom Boom Pow” (që qëndroi 12 javë numër 1) dhe “I Gotta Feeling” (që kaloi 8 javë), kaluan plot 20 javë radhazi në maje të top listës, por thotë se nuk ka pritur që kjo të shkojë aq mirë.

“Kjo është një gjë e çmendur për momentin. Është sureale. Është e njëjta ndjenjë për mua si kur iu bashkova grupit Black Eyed Peas dhe kur doli kënga ‘Where Is the Love?’, dhe sapo filluam të bëjmë turne nëpër botë dhe ishte kaos i plotë”, ka thënë Fergie.

grup sh te suksesshem kto

Besoj se e meritojne. Mua me pelqejne kenget e tyre.