Blanc: Paraqitja e mirë, por jo humbja

Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, u shpreh në mënyrë mjaft diplomatike pas humbjes së pësuar në debutim me rezultat 2-1 ndaj Norvegjisë, duke thënë se paraqitja e lojtarëve ishte e mirë, por humbja si e tillë nuk është e mirë.
“Unë jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Zhgënjimi i vetëm është gjëja që vërtet ka më shumë rëndësi – rezultati. Nuk ekziston humbje e kënaqshme. Kur përgatiteni për një ndeshje, ju përgatiteni ta fitoni atë”.

“Unë isha i impresionuar me mënyrën se si lojtarët e mbajtën topin dhe me numrin e rasteve të krijuara, por rezultati ishte zhgënjyes. Unë u thashë lojtarëve se, duke parë se çfarë prodhuan në fushë, ne kemi mundur të shpresojmë për një rezultat më të mirë. Kemi parë dallimin në formë fizike mes lojtarëve të klubeve të cilët kanë filluar sezonin dhe atyre që nuk e kanë filluar”.

“Mund t’iu them me plot gojë se disa prej lojtarëve që kanë luajtur ndaj Norvegjisë, do t’i shihni përsëri më 3 shtator për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Bjellorusisë”, deklaroi Blanc.