Blatter: Teknologji në futboll

NEWS_1259582763_blatter.jpg

Sepp Blatter dorëzohet dhe pranon më në fund përdorimin e teknologjisë në futboll.

Presidenti i FIFA-s e ka deklaruar këtë në një intervistë për të përditshmen katalanase ‘El Mundo Deportivo’ duke theksuar se në Botërorin e vitit 2014 do të përdoren mjetet e duhura që do të vendosen në vijën e portës.

‘Në Brazil do të përdorim teknologjinë në fushë për të evituar golat fantazmë-tha në intervistën e tij Blatter-Kemi 2 sisteme të mira të cilat korrespondojnë të gjitha kërkesave tona dhe asnjë prej këtyre sistemeve nuk është i komplikuar”.

Kërkesat për përdorimin e teknologjisë në futboll u rritën shumë sidomos pas përfundimit të botërorit të Afrikës së Jugut. Rasti më flagrant i shënuar ishte goli i Frenk Lampard në ndeshjen e 1/8 të finaleve të këtij aktiviteti ndaj Gjermanisë e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 4-1.

Burimi: TCH

Albitrat bejn ndonjeher gabime trashanike dhe her te tjera jan shume preçiz!

Ai goli i Anglis ne boteror nuk falet!!!

Me aq lek sa ka futbolli, duhet te ishte çdo cep me kamera e sensor!

çfare ka te keqe pershembull kur topi kalon vijen e portes e futet ne rrjet te ndizet drit jeshile??? 2 sensor duhen

hmm, sdo ishte ide e keqe ta rregjistroja si brevetin tim :smiley: