BMW-ja e re M5 - e fuqishme, e lehtë dhe agresive

Viti i ardhshëm do të duhej të ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për dy konkurrentët e fuqishëm gjermanë. Mercedes-Benz qysh në Panairin e Automjeteve të Gjenevës do të duhej të paraqiste gjeneratën e re E-Class, derisa përgjigjja e BMW-së, sa i përket serisë së saj 5, do t’i paraqitet publikut në Panairin e Automjeteve në Frankfurt, shkruajnë mediat e huaja.
Vëmendjen më të madhe megjithatë e tërheqë gjenerata e re e limuzinës sportive – M5. Sipas informatave të fundit, M5 i ri do të duhej të mbajë motorin ekzistues, por me 500 ccm dhe i pajisur me një çift të turbo-mbushësve.

I përforcuar kështu, V10 do të duhej të zhvillojë në mes të 560 dhe 580 KF, e sigurisht edhe më shumë, dhe pa ndonjë problem të shtyhet me konkurrentin më të fuqishëm në klasën e tij – Audi RS6 me 560 KF. Për transmetim do të duhej të jetë përgjegjës sistemi i BMW-së me marsh të automatizuar dhe lidhje të dyfishtë – M-DCT.

Edhe performansat e automjetit do të duhej të avancohen edhe më shumë, duke marrë parasysh që bavarezët, siç spekulohet, do të përdorin materiale të lehta, përfshirë aluminin në shumë pjesë të tij.

me falni po fotot nuk po di e qysh me i qit

Burim, mos na i hiq trurin se skemi as leke ta blejme :cry: :smiley:

Ja çfare BMW ka ne plan