Bosworth sërish e vetme

Aktorja e Hollywoodit, Kate Bosworth, raportohet se është ndarë nga i dashuri i saj, muzicienti James Rousseau.

Ylli i filmit “Superman Returns”, filloi lidhjen me Rousseau pasi ata u takuan në një ndejë të modës në shtatorin e vitit 2006.

Dyshja nuk janë parë së bashku në publik disa muaj dhe së fundi raportohet se Bosworth i ka dhënë fund kësaj lidhje.

“Kate e ka hequr qafe James një muaj më parë, pas një fjalosje rreth orarit të tyre të punës. Ajo ka insistuar që të qëndrojë në Los Angeles për të vazhduar karrierën, por ai ka dashur Anglinë dhe nuk ka dashur të zhvendoset në Amerikë”, ka thënë një mike e afërt me Bosworth.

obobo si ndahen rob :frowning: