Botërori, 10 arsye për ta kujtuar

Botërori, 10 arsye për ta kujtuar

Kampionati i 19-të Kombëtar Botëror i Futbollit përfundoi me triumfin e Spanjës, kampionia e tetë në historinë 80-vjeçare të kompeticionit dhe i pesti ekip europian që fiton trofeun. Por, ai do të kujtohet gjithmonë për vuvuzelat, “instrumenti muzikor i ferrit”, por dhe edhe për parashikimet me saktësi absolute të oktapodit Paul. Gjithsesi, janë 10 arsye që ky Botëror do të kujtohet deri sa të vijë ai pasardhës, në vitin 2014, pikërisht në Brazil, kombi rekordmen përsa u përket trofeve, pesë të tillë, por edhe i sambës magjepse.

  1. VUVUZELAT
    Për shumë persona “Afrika e Jugut 2010” do të jetë gjithmonë sinonimi i borive plastike, vuvezelave. FIFA hodhi poshtë çdo synim për t’i hequr ato nga stadiumet, pavarësisht se boria u përshkrua nga një gazetar afrikanojugor si “instrumenti i ferrit”. Fakt është se zhurma kolektive që krijonin ato ishte vërtet shqetësuese, por ato vazhdojnë edhe sot të shiten me ritme marramendëse.

  2. TOPI “JABULANI”
    Thjesh asnjë Kupë Bote nuk ka shkuar pa u kritikuar topi zyrtar, por “Jabulani” – kuptimi i të cilit do të thotë “të jesh i lumtur” në gjuhën zulu– u shndërrua në një çështje. “Topi më i rrumbullakët në histori” u kritikua thuajse nga çdo lojtar dhe trajner si para ashtu dhe gjatë zhvillimit të Botërorit. “Dënimi” i tij do të vazhdojë për një kohë të gjatë, përfshirë dhe portierin e Anglisë, Robert Grin, autor i nja gafe qesharake.

  3. TRAJNERËT TRENDI
    Përpara Kupës së Botës, Johakim Lëv ishte ndoshta më i mirënjohur për koleksionin e tij të shalleve. Por sapo filloi kompeticioni trajneir gjerman dhe asistenti i tij, Flik, ishin të veshur me bluza pambuku blu. “Nuk jam ndonjë supersticioz, pro stafi teknik dëshiron që unë të vesh bluzë blu, pasi ne gjithmonë shënojmë katër gola kur e bëj këtë”, - tha Lër për tabloidin anglez “Sun”. Bluza fatsjellëse doli jashtë mode në gjysmëfinale, kur Gjermania u mund nga Spanja.

  4. GOL KUNDËR BRAZILT
    Askush në Republikën Demokratike të Koresë, apo Koresë së Veriut, do të besonte në një triumf të ekipit të tyre, por të vetmin gol që shënuan ata në Kupën e Botës ishte ai kundër Brazilit, pesë herë kampionëve të botës, kur Ji Hun-Nam, zakonisht një lojtar rezervë lëshoi një silurë në ndeshjen e mbyllur 2-1. Më pas, koeranët humbën me rezultatin 7-0 me Portugalia dhe 3-0 me Bregun e Fildishtë, duke arkëtuar 12 gola në tri ndeshje, më shumë se çdo ekip tjetër.

5 “GOLI” I LAMPARDIT
Pasi kaloi një kualifikim aspak të qetë në gazën e grupeve, Anglia, vendi që shpiku futbollin u gjet në raundin tjetër përballë armikut të vjetër. Anglia e meritonte të humbiste kundër Gjermanisë (4-1), por gjuajtja e Frenk Lampardit në pjesën e parë, kur topi pasi goditi shtyllën kaloi qartë vijën portës e kur rezultati do të shkonte në 2-2 nuk u konsiderua gol nga gjyqtarët. E vetmja gjë pozitive ishte se Sep Blater premtoi se FIFA do të rihapte diskutimin për videoteknologjinë.

  1. ECURIA E GANËS
    Kupa e parë e Botës e organizuar në Afrikë dëshmoi varfërinë e ekipeve afrikane. Afrika e Jugut, Nigeria, Bregu i Fildishtë, Kameruni dhe Algjeria dështuan në kalimin e fazës së grupeve. “Yjet e zinj” të Ganës mundën Shtetet e Bashkuara në raundin e një të tetave, dyke rritur entuziazmin në mbarë Afrikën. U duk se ajo do të ishte ekipi i parë që do të arrinte në gjysmëfinale, deri sa ajo u përball me Uruguain.

  2. DORA E ZOTIT
    Luis Surez do të konsiderohet gjatë si një hero kombëtar në Uruguai, kur ai në minutën e fundit të shtesave i ndaloi me dorë Ganës të shënonte golin fitues. Problemi i vetëm ishte se Suarez ishte një sulmues, dhe jo një portier. Ai u ndëshkua me karton të kuq, por gëzimi i tij i egër në tunelin drejt dhomës së zhveshjes pas Asamoah Gian nuk arriti të realizojë nga penalltia, e bëri të atë deklaronte edhe me një dozë humori se ai kishte bëtë “pritjen më të mirë në kampionat”.

  3. DIEGO MARADONA
    Shumë ishin përgatitur që të shikonin Argjentinë si fituese të Botërorit, edhe pse ajo kishte mbërritur në Afrikën e Jugut pas një fushatë aspak të qetë e më një gol të minutës së fundit. Disa nga aspektet e stilit të tij trajnimit të skuadrës u bënë shumë të famshme. Për shembull, pas përfundimit të seancave stërvitore, disa lojtarë ishin të detyruar që t’u kthenin shokëve mollaqet, ndërkohë që këta të fundit u gjuanin pa mëshirë, derisa ekipi pësoi katër gola nga Gjermania dhe u kthye me turp në shtëpi.

  4. HOLLANDEZET E BUKURA
    Kur 36 femra seksi të veshura në portokalli dhe me minifund u përzunë gjatë ndeshjes Holandë-Danimarkë, pasi ishin bërë pjesë e një spoti publicitar të parregullt për një kompani birre holandeze, incidenti bëri bujë në të gjithë botën. Më pas u morr vesh se ato kishin përdorur bileta nga transmetuesi ITV e të dhëna nga Robert Irl, të cilat ishin për përdorimin e miqve dhe familjes së tij. Irli u pushuan nga puna. Dy prej 36 bukurosheve u arrestuan, por çështja në pas u tërhoq.

  5. OKTAPODI PAUL
    I lindur në Ujemuth, oktapodi më i famshëm në botë, Paul, nga akuariumi ku jeton në Oberhauzen të Gjermanisë, parashikoi në mënyre korrekte të gjitha ndeshjet e Gjermanisë. Aftësitë e jashtëzakonshme të moluskut bënë bujë në të gjithë botën dhe çmimi i tij u rrit. Argjentinasit donin ta piqnin në hell, madje edhe vetë gjermanët më pas donin ta kishin si ushqim në tavolinë, ndërkohë që “tetëkëmbëshi ujor” fitoi edhe mbrojtjen speciale të kryeministrit të Spanjës, Zapetero.

Orakulli Paul del në pension

Paul, oktapodi i famshëm që u shndërrua gati në një mit për të gjithë botën do të tërhiqet pas parashikimeve korrekte për aq ndeshje në Kupën e Botës në po aq këmbë sa ka ai, përfshirë dhe ndeshjen finale të fituar nga Spanja. Molusku parashikues “do të tërhiqet nga parashikimet zyrtar”, - tha Tanja Munzig, një zëdhënëse e akuariumit “Sea Life” në Oberhauzen, Gjermani, ku dhe Paul jetonte. “Ai nuk do të japë më parashikime orakulli, as në futboll, as në politikë, në jetën e artistëve apo ekonomi”, - tha ajo. “Paul do t’i kthehet punës së tij të mëparshme, thjesht të bëjë fëmijët të qeshin”. Gjithsesi, Paul bëri edhe një punë të fundit. Punonjësit e akuariumit e paraqitën oktapodin me një kupë të artë, të ngjashme me trofeun zyrtar të Kupës së Botës.
Oktapodi gjeti të gjitha rezultatet e ekipit gjerman ndaj rivalëve të tij. Pasi Argjentina humbi në çerekfinale me Gjermaninë, argjentinasit dëshironin ta vrisnin, e njëjta gjë ndodhi edhe me gjermanët kur Paul parashikoi korrekt se Gjermania do të humbiste me Spanjën në gjysmëfinale.