Boterori 2010

Boterori 2010, Europa “ndahet” në orën 17:00

Të dielën, në orën 16:00 me atë të Shqipërisë (17:00 me atë të Afrikës së Jugut), sytë e botës së futbollit do të drejtohen në Durban ku do të hidhet shorti paraeliminator për Kupën e Botës “Afrika e Jugut 2010”. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Xherom Valske, do të jetë drejtuesi kryesor i ceremonisë së ngjarjes, që do të fillojë me fazën e tretë të shortit të zonës aziatike. Zona e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Zona e Karaibeve është e dyta në radhë. Afërsisht pas një ore të procedurës së shortit do të jetë radha e Europës (rreth orës 17:00) për të ndarë 53 ekipet e saj në nëntë grupe kualifikuese. Së fundi, shorti mbyllet me ekipet e zonës afrikane, ku 48 ekipe do të ndahen në 12 grupe me nga katër ekipe.

Procedura e shortit

53 ekipet europiane do të ndahen në 6 vazo: pesë vazo me 9 ekipe dhe një vazo me 8 ekipe të bazuar në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor 2007.

Nëntë ekipet e para do të përbëjnë vazon A, nëntë të dytat vazon B dhe kështu me radhë deri në vazon F, e cila do të ketë tetë ekipet e renditura me koeficientin më të ulët të pikëve.

Ekipet do të ndahen në short në tetë grupe me nga 6 ekipe dhe një grup me 5 ekipe për fazën e parë.

Shorti fillon me vazon F dhe mbaron me vazon A. Çdo vazo duhet të zbrazet plotësisht përpara se të tërhiqen ekipet nga vazoja pasardhëse.

Ekipet në vazon F vendosen në pozicionin 6 në grupet nga 1 deri në tetë dhe në të 5-in dhe ato të grupit E në pozicionin 5. Ato të vazos D vendosen në pozicionin 4; të vazos C në pozicionin 3; ekipet e vazos B në pozicionin 2 dhe ekipet e vazos A në pozicionin 1.

Grupet fillojnë të mbushen me grupin 1 dhe mbarojnë me grupin 9.

E Shtune, 24 Nentor 2007[/b]

[b]Variantet më të favorshme të Shqipërisë në botërorin 2010

Saturday, 24 November 2007

Indeksi i arikujve
Variantet më të favorshme të Shqipërisë në botërorin 2010

Sytë e evropianëve do të drejtohen këtë të diel në Durbai të Afrikës së Jugut, ku do të hidhet shorti për kualifikimet e botërorit të 2010-ës. Shqipëria e pozicionuar në vazon e pestë do të “kryqëzojë duart” për të evituar të pakët ekipe të mëdha si Italia, Holanda, Çekia, Gjermania, Franca, Spanja e pse jo edhe Kroacia. Duke u nisur nga mënyra e vendosjes së skuadrave në gjashtë vazot, gazeta “Tirana Observer” pasqyron tri variantet më të favorshme dhe tri më të vështirat që mund të hasë kombëtarja shqiptare gjatë këtij shorti.
Më të favorshmit
Sigurisht varianti i parë ku supozohet dhe urohet se mund të bëjnë pjesë Greqia, Izraeli, Belgjika, Qipro, Shqipëria dhe San Marino është ai më i favorshmi. Ky është grupi më i lehtë që mund t’i bjerë kuqezinjve të mbetur për momentin edhe pa trajner pas largimit të Bariç. Por grup favorizues, ku ekipi kombëtar mund të ketë mundësi kualifikimi, është edhe varianti i dytë ku supozohet se mund të bëjnë pjesë skuadra si: Kroacia, Suedia, Finlanda, Lituania, Shqipëria dhe Ishujt Faroe. Në këtë variant Kroacia dhe Suedia janë skuadrat më të forta të paktën në teori.
Më të vështirët
Kuqezinjtë duhet të shpresojnë të evitojë grupe me skuadra, koeficienti i të cilave është mjaft i lartë. Një grup mjaft i vështirë për kombëtaren tonë mund të ishte Italia, Anglia, Norvegjia, Sllovakia, Shqipëri, Litenshtejn. Të paktën në teori katër nga këto skuadra janë shumë herë më lart se kombëtarja jonë në fushën e lojës. Por një grup i vështirë mund të ishte edhe Spanja, Rumania, Ukraina, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria dhe Estonia, ku tre të parat kanë superioritet të padiskutueshëm kundrejt ekipit tonë.
Sistemi i ri
Sipas drejtuesve të UEFA-s për ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës “Afrikë e Jugut 2010” në kontinentin evropian do të krijohen 8 grupe me nga 6 skuadra dhe një grup me 5 skuadra. Nëntë skuadrat e para evropiane në renditjen e përgjithshme të FIFA-s do të jenë në vazon e parë të shortit. Vazoja e dytë do të ketë nëntë skuadrat e tjera që renditen nga vendi i 9 në të 18-in e kështu me radhë. Vetëm vazoja e fundit, domethënë e gjashta do të ketë 8 skuadra. Shorti i botërorit “Afrika e Jugut 2010” do të hidhet më 25 nëntor në Durbai. Shqipëria do të përfaqësohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Renditja e përgjithshme

Nr Ekipi Pikë +/-

  1. Argjentina 1523 0
  2. Brazili 1502 0
  3. Italia 1498 0
  4. Spanja 1349 2
  5. Gjermania 1296 0
  6. Rep. Çeke 1290 3
  7. Franca 1243 -3
  8. Portugalia 1241 0
  9. Holanda 1170 -2
  10. Kroacia 1129 0
  11. Greqia 1114 3
  12. Anglia 1113 -1
  13. Rumania 1088 -1
  14. Skocia 990 -1
  15. Meksika 985 0
  16. Turqia 924 12
  17. Kolumbia 907 8
  18. Bullgaria 877 16
  19. USA 876 -1
  20. Nigeria 875 -1
  21. Bjellorusia 552 34
  22. Shqipëria 407 -12
  23. Sllovenia 403 -7
  24. Luksemburg 127 -2

Renditja e Shqipërisë me Bariç

Nëntor 2007: 82
Tetor 2007: 70
Shtator 2007: 78
Gusht 2007: 66
Korrik 2007: 67
Qershor 2007: 69
Maj 2007: 78
Prill 2007: 77
Mars 2007: 88
Shkurt 2007: 87
Janar 2007: 86
Dhjetor 2006: 87
Nëntor 2006: 86
Tetor 2006: 88
Shtator 2006: 75

Vazot e shortit të 2010

Vazo 1
Italia, Spanja, Gjermania, Rep. Çeke, Franca, Portugalia, Holanda, Kroacia, Greqia
Vazo 2
Anglia, Rumania, Skocia, Turqia, Bullgaria, Rusia, Polonia, Suedia, Izraeli
Vazo 3
Norvegjia, Ukraina, Serbia, Danimarka, Irlanda e Veriut, Irlanda, Finlanda, Zvicra, Belgjika
Vazo 4
Sllovakia, Bosnjë-Hercegovina, Hungaria, Moldavia, Uellsi, Maqedonia, Bjellorusia, Lituania, Qipro
Vazo 5
Gjeorgjia, Shqipëria, Sllovenia, Letonia, Islanda, Armenia, Austria, Kazakistani, Azerbajxhani
Vazo 6
Litenshtejn, Estonia, Malta, Luksemburgu, Mal i Zi, Andora, Ishujt Faroe, San Marino

Grupet më të favorshëm

Varianti I
Greqia, Izraeli, Belgjika, Qipro, Shqipëria, San Marino
Varianti II
Kroacia, Suedia, Finlanda, Lituania, Shqipëria, Ishujt Faroe
Varianti III
Holanda, Polonia, Zvicra, Bjellorusia, Shqipëria, Andora

Grupet më të vështirë
Varianti I
Italia, Anglia, Norvegjia, Sllovakia, Shqipëri, Litenshtejn
Varianti II
Spanja, Rumania, Ukraina, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Estonia
Varianti III
Gjermania, Skocia, Serbia, Hungaria, Shqipëri, Malta[/b]

[b] Grupi 1

Portugal
Sweden
Denmark
Hungary
Albania *
Malta

Grupi 2

Greece
Israel
Switzerland
Moldova
Latvia
Luxembourg

Grupi 3

Czech Republic
Poland
Northern Ireland
Slovakia
Slovenia
San Marino

Grupi 4

Germany
Russia
Finland
Wales
Azerbaijan
Liechtenstein

Grupi 5

Spain
Turkey
Belgium
Bosnia-Herzegovina
Armenia
Estonia

Grupi 6

Croatia
England
Ukraine
Belarus
Kazakhstan
Andorra

Grupi 7

France
Romania
Serbia
Lithuania
Austria
Faroe Islands

Grupi 8

Italy
Bulgaria
Ireland Republic
Cyprus
Georgia
Montenegro

Grupi 9

Netherlands
Scotland
Norway
Macedonia FYR
Iceland

[/b]

[b]Shqipëria e fillon me Suedinë në Tiranë

Kombëtarja shqiptare ka pasur fat të paktën në shortin e hedhur në Danimarkë për orarin e Grupit 1 eliminator për botërorin “Afrika 2010” pasi dy ndeshjet e para do t’i zhvillojë në shtëpi. Fushata kualifikuese do të fillojë më 6 shtator përballë Suedisë, ndërsa katër ditë më vonë kuqezinjtë do të kenë përballë modestët e Maltës. Pas kësaj vijnë katër ndeshje jashtë vendit me Hungarinë, Portugalinë e Maltën, për tu rikthyer në atdhe më 28 mars 2009 përballë Hungarisë. Pas udhëtimit në Danimarkë më 1 prill kombëtarja e drejtuar na Arie Haan do të zhvillojë edhe dy ndeshje radhazi në shtëpi. Kundër Portugalisë së Scolarit më 6 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa më 9 shtator përballë Danimarkës. Fushata kualifikuese mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet në Suedi më 14 tetor.

Kalendari i Grupit 1 eliminator për Kampiionatin Botëror 2010

Shqipëri - Suedi - 6 shtator 2008

Shqipëri- Maltë - 10 shtator 2008

Hungari - Shqipëri - 11 tetor 2008

Portugali - Shqipëri - 15 tetor 2008

Maltë - Shqipëri - 11 shkurt 2009

Shqipëri- Hungari - 28 mars 2009

Danimarkë - Shqipëri - 1 prill 2009

Shqipëri- Portugali - 6 qershor 2009

Shqipëri- Danimarke - 9 shtator 2009

Suedi – Shqipëri - 14 tetor 2009[/b]